Politike
Rama-Becit: Shkodranët zemrën e kanë djathtas si puna jote
Kryeministri Edi Rama ka këshilluar kryebashkakun e ri të Shkodrës Benet Beci në lidhje me qëndrimin që ai duhet të bëjë në momentin që do të marrë detyrën. Gjatë një takimi me strukturat, Rama ka deklaruar se në bshki nuk duhet që të ketë lëvizje të punës, por një vlerësim meritokratik për të gjithë. Rama ka këshilluar Becin që të punojë fortë pasi kështu fiton besimin e shkodranëve.
“Nuk e di çfarë ka bërë por do të kesh presion të madh duhet që ta mbash atë, duhet të bësh një bashki për të gjithë qytetarët e Shkodrës nëse do që të mbështesin siç të mbështetën sepse një herë mund të fitosh, port ë përsërisësh fitoren është e vështirë. Një gjë duhet që të dish nga unë, se sa herë që kam ardhur këtu duke kërkuar vota kam ngrënë shpulla. Këtë herë të kanë fituar me mendje jo me zemër, zemrën nuk ta japin se e kanë djathtas si puna jote, por tua marrësh e tua vendosësh në qendër. Në fushatë që ti e konsidero pjesën më të vështirë është më e lehtë në zyrë është më e vështirë, janë vendimet që të takojnë ty dhe të marrësh vendimet e duhura duhet që të dish të thuash jo”, tha Rama.
Duke pasur ne krah Agron Çelën dhe Elisa Spiropalin, Rama i tha Becit se nuk duhet te dëgjojë askënd prej tyre kur bie fjala për bashkinë.
“Mos i shih kështu, do te kesh presion të madh që nga Edona Agroni, Elisa…Duhet të mbash presionin dhe të bësh një bashki të të gjithë qytetarëve të Shkodrës nëse do që të të mbështesin. Këtë herë të kanë votuar me mend dhe jo me zemër se zemrën se shesin këta. Që t’i tërheqësh zemrën pak me majtas dmth ta vesh në qendër të paktën,” tha ai.