Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me kryetarët e bashkive të vendit në qytetin e Durrësit, me fokus administrimin e pushtetit vendor dhe sfidat që ka sjellë rritja e fluksit turistik në qytetet kryesore.

Gjatë takimit, kreu i qeverisë u ndal veçanërisht te problematikat që kanë dalë në pah në qytetet e mëdha dhe ato turistike, duke kritikuar ashpër Bashkinë e Vlorës dhe kryebashkiakun Ermal Dredha, i cili ndodhej në sallë.

Ai theksoi se një nga rastet më problematike është Vlora, ku sipas tij, kryetari dhe strukturat vendore “i kanë sytë gjysmë të hapur dhe gjysmë të mbyllur”, ndërsa shtoi se qyteti është kthyer në një pikë qendrore të diskutimeve për shkak të bumit të ndërtimeve pa leje përpara sezonit turistik.

“Policia ka funksionuar dhe ka dërguar rastet në prokurori, por struktura vendore ka munguar në veprim”, deklaroi kryeministri.