Politike
Rama: Do marrë fund shprehja ‘këta të lënë të vdesësh po s’fute dorën në xhep’
Kryeministri Edi Rama thotë se puna në spitalin publik do të justifikojë shpenzimet dhe mjekët nuk do e kenë më të nevojshme që të punojnë edhe në sektorin publik. Nga ambientet e spitalit të ri për sëmundjet e brendshme në QSUT tha se mjekëve do i paguhen orët shtesë.
“Puna në spitalin publik do të jetë mundësi për të kryer punë në profesion por për t’u shpërblyer përtej pagës. Në këtë mënyrë do të përfundojë historia e ryshfeteve sepse e dimë mirë që s’është e vërtetë dhe e neverithsme shprehja e rëndomtë sa herë del një mjek përpara ‘hë se këta të lënë të vdesësh po nuk fute dorën në xhep’. E dimë se realiteti shëndetësor është ndryshe dhe shërbimi jepet dhe merret në kushtet maksimale për të gjithë pa kushtëzuar dhënien e shërbimit. E dimë që edhe mes bluzave të bardha ka xhagajdurë e të padenjë. Nuk ka pse të paguhet askush nëndorë se mjeku do marrë atë që i takon se do punojë ekstra”, tha Rama.