Connect with us

Aktualitet

“Rama e ka tejkaluar edhe Enver Hoxhën”, Berisha: Nesër Shqipëria marshim…

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij para mbështetësve të mbledhur para banesës së tij. Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se kryeministri, Edi Rama ka kryer krime të shëmtuara, ndaj shqiptarët nesër do ti japin reston sepse për vete ka krijuar luksin më të madh që ka njohur ndonjëherë një drejtues. Sipas tij Rama ka tejkaluar Enver Hoxhën, i cili ndërtoi një vile 3-katëshe, po nuk e regjistroi kurrë në emrin të vetin.

“Edi Rama ke kryer krime të shëmtuara, ndaj shqiptarët nesër do të të japin reston ty, sepse për vete ke krijuar luksin më të madh që ka njohur ndonjëherë një drejtues. Ke tejkaluar Enver Hoxhën, i cili duhet ta dinë shqiptarët, vërtetë ndërtoi një vile 3-katëshe, po nuk e regjistroi kurrë në emrin të vetin. E regjistroi në emër të shtetit. Si hajdut ke tejkaluar Enver Hoxhën sepse vërtetë ai ndërtoi një vile trekatëshe me një oborr rreth 1600 metër katror. Po ti Edi Rama? Vilën me themele 10 metra më të gjata se ky pallati me tulla të kuqe që kam unë përballë, ETC me se e ndërtove. Ti nuk e ke të shtetit, e ke personale

A e dini ju o miq se, oborri i shtëpisë, parku i shtëpisë, që fillimisht ishte 5 mijë metër, është bërë tani 8300 metër katror. Po lexoja dje për Guvernatorin e Kalifornisë. Kalifornia është shteti i pestë me i pasur i botës, me një buxhet 4 trilion euro. Guvernatori i saj në vilën private kishte gjithsej 1400 metër katror oborr. Ndërkohë sulltani i Tiranës ka 8400 metër katror park dhe oborr tek sarajet në Surrel. Miq! Sa më shpejt të shpëtojmë nga ky grup, nga kjo organizatë kriminale,” u shpreh ai.

Berisha shtoi se nesër Shqipëria do të marshojë në Tiranë. Sipas tij nuk durohet një narkodiktator i cili mbjell dhunë kudo që shkon. Kreu i PD-së tha se Rama është gjysma identike e McGonigalit.

“Miq! Edi Rama është gjysma identike e McGonigalit. Ai dergjet në burg, kurse Rama zhgërryhet në sarajet e luksit në Surrel. Kurse Rama kontrollon në Shqipëri të gjitha pushtetet. Miq, çdo ditë që rri në pushtet na turpëron, çdo ditë që rri në pushtet na poshtëron, nuk durohet një padrino si ky. Nuk durohet një narkodiktator si ky, i cili mbjell dhunë, dhunë kudo që shkon, sepse e ka kapur frika dhe tmerri nga krimet që ka kryer.

Ju e patë vetë se si me banditët e tij në takimin me emigrantët theu kocka emigrantësh, si një katil i vërtetë, njëlloj sikur të ishte i ati, me urrejtjen skizoide ndaj kundërshtarëve. Ndaj dhe nesër Shqipëria në Tiranë. Marshim në Tiranë. Është radha jonë, është radha jonë, është radha jonë. Fitore, fitore, fitore! Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!,” tha Berisha.

Advertisement