Politike
Rama e la jashtë listave/ Deputeti i PS-së i zhgënjyer: Nuk u vlerësua kontributi im

Deputeti i Partisë Socialiste, Denis Deliu, ka reaguar për herë të parë në lidhje me përjashtimin e tij listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Deliu pranoi zhgënjimin dhe se nuk e kishte pritur plotësisht këtë vendim, por tha se është i përgatitur për çdo situatë.
Ai shtoi se për shkak të punës dhe kontributit të tij, kishte pritur të ishte në listën e hapur, ndërsa për listën e mbyllur vendimi ishte qartësuar më parë nga kryeministri Rama.
“Me thënë të drejtën nuk është se e prisja 100%, por nisur nga sfondi im si ushtarak jam i përgatitur për të gjitha. Listat janë pjesë e një vizioni që nuk bëhet gjithnjë ashtu si ti mendon. Për punën dhe kontributin tim prisja të isha në listën e hapur, sepse në listën e mbyllur u qartësua nga kryeministri që nuk do të ishim. Mendoj se kryeministri dhe kryesia kanë menduar një gjë më të mirë. Kam patur oferta nga kundërshtarë politikë, por nuk mund ta imagjinoj të kaloj në një parti tjetër. Unë besoj te PS dhe vlerat e saj”, tha Delia në Neës24.

