Connect with us

Politike

Rama e la në burg/ Fredi Beleri takohet në Athinë me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis

Fredi Beleri, pas mbërritjes në Athinë, është takuar me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis. Siç shihet edhe nga fotot e mëposhtme, Beleri është pritur nga kreu i qeverisë greke në Pallatin Maksimos.

Mësohet se kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis gjatë takimit me Belerin është shprehur se “rruga e Shqipërisë drejt BE-së është përmes respektimit të vlerave të BE-së”.

Fredi Beleri i është miratuar një leje 5 ditore nga Drejtoria e Burgjeve, teksa sot udhëtoi drejt Athinës dhe më pas ditën e nesërme do të udhëtojë drejt Strasburgut për t’u betuar si deputet i Parlamentit Europian.

Fredi Beleri u zgjodh në postin e deputetit të Parlamentitn Europian nga partia “Demokracia e Re” e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis. Ai arriti të merrte 237 mijë vota, duke qenë eurodeputeti i katërt më i votuar në shtetin helen.

Advertisement