Connect with us

Aktualitet

Rama e Meta në SPAK? Dumani: S’ka rëndësi emri, por provat, nga Shkodra deklaron objektivin

Nga Shkodra kreu i SPAK Altin Dumani deklaroi objektivat: Në 5 vitet e ardhshme është të ketë rënë miti i pandëshkueshmërisë dhe zyrtarë të niveleve të larta të merren nën hetim.

Objektivat janë që pas 5 vitesh SPAK të ketë dhënë prova që në Shqipëri ka rënë miti i pandëshkueshmërisë, dmth që zyrtarët e nivelit të lartë do merren në përgjegjësi penale, objektiv i arritshëm.

Po a do të merren në pyetje Edi Rama dhe Ilir Meta?

“Për SPAK nuk ka rëndësi emri, por provat. Ne si strukturë jemi të vëmendshëm ndaj publikimeve në media”  tha Dumani.

Më tej deklaroi se SPAK ka kapacitetet për tu përballur me grupimet e strukturuara kriminale e ka treguar se është në gjendje të përballet me grupet kriminale që kanë lidhje edhe me politikën. Thyerja e mitit të pandëshkueshmërisë, sipas kreut të SPAK, është e lodhshme, por jo e pamundur.

 Kemi dhënë shenja se jemi në gjendje të përballemi me grupet kriminale, përtej forcës që kanë dhe lidhjeve edhe me politikën.  Jemi përditë në këtë luftë. Për të folur për suksese duhet të presim vendimin e gjykatave, për subjektet e nivelt të lartë.  Po tentojmë të thyejmë mitin e pandëshkueshmërisë. Kemi  kapacitete për tu përballur me grupimet e strukturuara kriminale. Kemi dhe prova. Është e lodhshme, por jo e pamundur. Ne po e bëjmë pavarësisht emrit apo pushtetit që kanë patur individit. Në SPAK kemi ndryshuar filozofinë e kërkimit të provës me metoda speciale.”  ka thënë Dumani mëson Report Tv. 

Duke ndalur tek lufta kundër korrupsionit u shpreh

“Kemi përdorur të ardhurat nga pasuritë e konfiskuara dhe kemi investuar në teknologji. Për të qenë të sukseshëm në luftën kundër korrupsionit duket legjislacion i mirë dhe struktura të specializuara dhe këto struktura duhet të kenë pavarësi. Ne kemi pavarësi totale e garantuar nga kushtetuta. Nuk kemi marrëdhënie varësie me pushtetet e tjera. Por gjithçka varet nga integriteti i secilit prokuror dhe gjykatës, mund të jesh i pavarur por zgjedh të flirtosh me pushtetin”

Kreu i SPAK, Alin Dumani ndodhej sot në Shkodër në një takim në Universitetin e Shkodrës me studentët. Takimi vjen në kuadër të një projektit të Komitetit Shqiptar të Helsinkti mbi luftën kudnërr korrupsionit.

Lajmi ne perditesim…

Advertisement