Connect with us

Politike

Rama është i afërt me Serbinë, i ka humbur Shqipërisë kredibilitetin në Kosovë

Edita Tahiri ka komentuar propozimin e Kryeministrit Edi Rama për draft-asosacionin dhe e ka cilesuar atë si të anshëm pasi sipas saj ai mbështet Serbinë.

Tahiri u shpreh se Rama i ka humbur kredibilitetin Shqipërisë në Kosovë me afrimitetin që ai ka krijuar me presidnetin serb Aleksander Vucic.

“Në praktikën e negociatave, praktikohet që ndonjë palë e tretë dëshiron të japë shërbime të mira, si ne rastin e draft asociacionit, por pala e tretë duhet të jetë e paanshme. Në rastin e Ramës mendoj se është i anshëm, i afërt me Serbinë me Vuçiçin. Në Kosovë Rama nuk ka kredibilitet ka hyrë në lojën e ndarjes së veriut. Ai u bë pjesë e Ballkanit të Hapur. Kurse nga ana tjetër, Albin Kurti është i padijshëm nuk ka zotësi e njohuri” – deklaroi Tahiri

Advertisement