Connect with us

LAJMI I FUNDIT

Rama: Fitorja e dytë merret në tavolinë! Pa BE-në dhe SHBA-në Kosova nuk do të ekzistonte si shtet

Kryeministri Edi Rama thotë se pa BE-në dhe pa SHBA-në Kosova nuk do të ekzistonte si shtet. Sipas tij Kosova fitoi luftën por fitoren e dytë atë të njohjes si shtet i pavarur nga Serbia mund ta marrë vetëm në tavolinë. “Synimi strategjik është që nëse arrihet të mërret dhe fitorja e dytë pas fitores së luftës ajo merret në tavolinë. Pa BE dhe pa SHBA Kosova nuk do të ekzistonte si shtet. Kush i ka bërë të gjitha? Ndërkombëtarët sigurisht patjetër.”, tha Rama. Ai u shpreh se e ka paralajmëruar disa herë që duhet të kihet vëmendje për të mos agravuar situata në veri të Kosovës.   “Për mua Serbia është shteti që ka humbur luftën me Kosovën. Disa për biznes këtu politik e mediatik që nuk duan t’ia dinë për Kosovën çfarë t’ju dalë dalë përpara e duan për të luftuar me regjimin tim këtë dhe patjetër disa në Kosovë që lidhet me kujtesën e atyre që kanë ndodhur. Kosova sot mund të marrë atë që ka kërkuar për aq shumë vite. Këtë e kam paralajmëruar unë kur kam thënë e mos e lini të shkojë situate ku Kosova të jetë një Dombas I vogël.” u shpreh ai.

 

Advertisement