Connect with us

Politike

‘Rama flet me veten e tij’/ Berisha: Tani bën dialog me Bashën, e ka zëvendësuar me lali Erin

Kreu i PD, Sali Berisha, i është përgjigjur pyetjes së moderatores Nisida Tufa, në emisionin “Kjo javë” pseudonimit që i ka vendosur Rama si “bufi i kënetës”, duke thënë se Rama sot bën monolog përmes rubrikës “Sy m’sy”, që sipas Berishës nuk është bisedë me qytetatrët, por me veten.

“Unë e kisha konstatuar se ai bën monolog nga zyra e tij. Zyra ime e shtypit printoi 1600 komente asnjë prej tyre nuk lexoi asnjë prej tyre dhe as iu përgjigj. Ai Eduardi ishte fiksim, janë pyetje vetes. Pasi u zbulua kjo, tani bën dialog me Lul Bashën, ja ka zëvendësuar lali Erin”, tha Berisha.

Berisha tha se Rama bën gjithçka për të shmangur atë që është e rëndësishme për programin elektoral. Sipas tij, nga 62 premtime ai s’ka mbajtur vec një prej tyre, ka 61 mashtrime.

Ai nuk do të flasë më për program, flet për cdo gjë tjetër por jo për detyrime, nuk flet për suksese se ka vetëm dështime.

Advertisement