Connect with us

Politike

Rama flet për Ervis Martinajn dhe tregon detaje

Policia e Shtetit duket se është drejt zgjidhjes shumë shpejt të çështjes së fatit të Ervis Martinajt, i cili prej javësh është zhdukur dhe ende nuk dihet se çfarë ka nodhur me të ndërkohë që shumë dyshime ka se edhe mund të jetë vrarë. Ka qenë Kryeministri Rama i cili tha sot se policia e ka një përgjigje dhe shumë shpejt do ta bëjë publike të mbështetur me prova.

“Duhet të keni pak durim për të marrë një përgjigje përfundimtare dhe do ta keni shumë shpejt. Një përgjigje e kemi pak a shumë që sot por që Policia e Shtetit duhet të flasë me prova dhe shumë shpejt do ta kemi”, tha Rama sot në komunikim me gazetarët dhe qytetarët online.

Kujtojmë se një ndër porositë e Kryeministrit Rama për Drejtorin e ri të Policisë Muhamet Rrumbullakut ishte zgjidhje ngërçit të zhdukjes së Ervis Martinajt. Kryeminstri theksoi se duhet të bëhet me dije nëse i shumëkërkuari ka vdekur apo është gjallë, e nëse po, t’i dorëzohet drejtësisë. Ministri i Brendshëm bëri me dije pasi u pyet në lidhje me prononcimin e ish-kryepolicit, për të cilin me ironi tha se kur nuk e di ai se kush i dekonspironte, si do ta di ministri dhe për këtë shtoi, Çuçi, do të nisë një hetim i thelluar, pjesë e të cilit do të jetë edhe Nano.

Zhdukja pa lënë gjurmë e Martinajt ka ardhur pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani gjatë muajit maj në kuadër të operacioni Plumbi i Artë, kohë kur Martinaj u shpall në kërkim nga SPAK. Një efektiv policie Jeton Lami, u la në në burg me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe dekonspirimit të operacioneve policore. Teksa po hetonte për zhdukjen e të shumëkërkuarit Ervis Martinajt, policia zbuloi se për t’u arratisur, Martinaj ishte ndihmuar edhe agjent i forcave operacionale në Policinë e Shtetit, Jeton Lami, i cili u prangos më 23 gusht nga policia e Lezhës. Efektivi Lame është zbuluar pas hetimeve që po kryejnë pas denoncimit që ka bërë familjari se Ervis Martinaj është zhdukur. Rreth dy javë më parë, xhaxhai, Faik Martinaj, ka denoncuar në Komisariatin e Policisë Lezhë se ka humbur kontaktet me nipin. Policia Shqiptare dhe Shërbimi Informativ janë përfshirë në një hetim të përbashkët për gjetjen e Ervis Martinaj.

Advertisement