Connect with us

Politike

‘Rama flet për turizmin e ‘përsosur’, por injoron Pogradecin’

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar një bisedë me qytetarët e Pogradecit. Në fjalën e tij, Berisha ka deklaruar se Pogradeci nuk është në fjalorin e Ramës. Kjo pasi sipas Berishës, qyteti është lënë në mëshirë të fatit. Po ashtu Berisha ka shtuar se edhe pse Rama është përqendruar në Vlorë, ai e ka gjymtuar atë.

“Qeveria është e shkëputur nga shoqëria dhe realiteti i shoqërisë, unë kam ardhur këtu dhe ë rezulton një dizinteres i plotë për Pogradecin. Por po ta dëgjosh kreun e qeverisë, ai flet për turizmin e përsosur çdo ditë. Por këtu nuk ka përfshirë asgjë. Se si mund të mos vendosësh që Tushemishti të mos jetë ndër fshatrat turistike është  një shpërfillje. Shqipëria, por zonë me potencial turistikë Kjo qeveri e ka injoruar Pogradecin në shkallën më të pamerituar, por Pogradeci është pjesë e të tërës. Nëse injorohet Pogradeci injorohet vendi. Ai është përqendruar në Vlorë, nuk kam xhelozi, por ai e gjymtoi Vlorën, i zhduku sheshet. Sheshin e Bashkisë dhe të Flamurit, dy më të bukurat, ai I ka tjetërsuar sipas mendjes së tij, por para janë harxhuar pa masë dhe ka sjellë vetëm një dëmtim të pariparueshëm me sheshet. Nëse përmend një qytet me dhjetëra herë, unë nuk e kam dëgjuar të përmendë Pogradecin. Pogradeci në fjalorin e tij nuk ekziston”, tha kreu i PD.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *