Politike
Rama fshikullon gjyqtarin Erion Bani: I vetmi që pranoi në GJKKO për të arrestuar Veliajn, kamikaz i PD-së
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2025/02/RAMA-KUZON-SPAK.jpg)
Kryeministri, Edi Rama, akuzoi gjyqtarin e Gjykatës së Posaçme, Erion Bani që arrestoi, Erion Veliajn.
Vijon…
Reagimi i Ramës:
Si në kohën e sigurimit të shtetit, hajde dru dhe pastaj thoshin përqafoi vijën e partisë dhe u shpreh. Kur kam folur për republikë prokurorësh këtë kam pasur parasysh dhe këto janë shenja që duhen frenuar tani dhe në pozicion konstruktiv.
Unë nuk merrem me qytetarin dixhital por unë nuk mund ta lexoj një mesazh që më erdhi mbrëmë dhe nuk është qytetar dixhital por njeri me emër dhe mbiemër sepse e verifikova.
Pse dy javë, një muaj më parë psh sepse pikërisht tani ishte i gatshëm i njëjti gjyqtar i angazhuar në të gjitha cështjet e veçanta me target njerëzit tuaj. Gjyqtarët njëlloj si prokurorët organizohen edhe në javë dhe ditë gatishmërie në kërkesa të ngutshme dhe menjëhershme.
Qartazi është selektuar gjyqtari dhe gjyqtarë të tjerë nuk kanë pranuar që t’i rrinte të njëjtës kërkesë për arrest sepse gjyqtari mundet vetëm të zbusë masën që kërkon prokurori dhe ta ashpërsojë. Ky gjyqtar e ka nisur karrierën si koleg zyre me…këtë emrin nuk po e them se e keni në parlament, kur ministër ishte Eduard Halimi pastaj përfundoi në GJKKO.
Ky dhe një tjetër i njohur familjarisht si ekstremist i djathtë kanë trajtuar më së shumti kërkesat për eksponentë të PS-së.
Bëhet fjalë për dy kamikazë të PD-së në GJKKO që nuk e kanë asnjë problem ta shprehin kënaqësinë e të marrit në dorë të këtij apo atij duke thënë se “do t’i shkrijmë” tha ai.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)