Politike
Rama: Gjyqi mediatik i Veliajt, masakër gurësh e pështymash
Teksa e quajti drejtësinë “të anshme” dhe “jo profesionale”, kryeministri Rama tha se rasti ‘Balluku’ s’është i pari, por as më i vështiri. Këtu solli në vëmendje dosjen e Erion Veliajt duke thënë se për të nuk ekzistoi parimi i prezumimit të pafajësisë dhe gjyqi mediatik ishte “masakër gurësh e pështymash”.
“Fatkeqësisht nuk është i pari, por fatmirësisht nuk është as më i vështiri. Ndryshe nga sa ka ndodhur me kryetarin e bashkisë së Tiranës pezumimi i pafajësisë të së cilit nuk ka ekzistuar as përpara se ai të merrej për herë të parë në pyetje dhe gjyqi mediatik ndaj të cilit ishte një tjetër masakër gurësh dhe pështymash, me libër shpie, e denjë për mesjetën dhe jo për një shoqëri europiane. Thashë fatmirësisht se na e jep ne Kushtetuta të drejtën për të gjykuar mbi dëshirën, nevojën dhe argumentet e prokurorit për të kërkuar një arrest pa gjyq se kjo është ajo që duhet ta kuptojnë të gjithë shqiptarët për pozicionin tonë, timin, arrest pa gjyq. Asgjë më shumë, asgjë më pak. Kështu na e jep Kushtetuta mundësinë që as të mos e humbim nga sytë, as të mos kemi fuqi ta ndihmojmë viktimën më të madhe gjer më sot të reformës në drejtësi. E dini kush është viktima më e madhe e reformës në drejtësi? Prezumimi i pafajësisë”, tha Rama.
…
Gjatë analizës për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, gjatë kohës që drejtohej nga Belinda Balluku, kryeministri Rama i kujtoi SPAK-ut se mund të hetojë procesin e privatizimit të katër hidrocentraleve në favor të KURUM.
“Nga vdekja e Enver Hoxhës deri në largimin nga pushteti të sekretarit të partisë së tij në 2013, Shqipërisë nuk i është rritur asnjë megavat kapacitet prodhimi. Por ka ndodhur shkatërrimi total i sistemit të shpërndarjes, e dyta, privatizimi kriminal i katër hidrocentraleve të ndërtuara, funksionale, Shkopeti, Ulza, Bistrica 1 dhe 2 si kthim TVSH-je”, tha Rama.
“Në qoftë se duan korrupsion dhe duan të luftojnë korrupsionin, se krimin mesa duket nuk e kanë të lehtë ta luftojnë deri në fund përderisa nuk kanë fuqi të ngrenë akuzë për 21 janarin, të shkojnë të marrin dosjen e këtyre katër veprave të ndërtuara nga populli dhe që i takonin vetëm popullit. Iu dhanë një kompanie që nuk I kthehej TVSH-ja, ua llogaritën, i thanë “TVSH nuk ua kthejmë por merrni këto hidrocentralet”. Këta janë sot ata që vijnë vërdallë si qentë e pazarit, me flakë nëpër duar dhe me llapën jashtë”.
Rama-SPAK-ut: Heto privatizimin e 4 hidrocentraleve në kohën e Berishës, nëse do të luftosh korrupsionin! Nuk po ngre akuza për ’21 janarin’
….
Kryeministri Edi Rama konfirmoi sot se Belinda Balluku do të vijojë të drejtojë qarkun e Fierit, edhe pas largimit nga pozicioni i zv.kryeministres. Duke folur në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, ai megjithatë pranoi se ka deputetë mes radhëve të socialistëve që besojnë se Balluku ka arritur fitore shembullore falë pushtetit që ka pasur.
“E di që edhe këtu mes nesh ka disa që mendojnë se fitoret shembullore e Belindës burojnë nga fuqia e pushtetit që ajo kishte. Kjo mbetet për tu parë në zgjedhjet e ardhshme lokale në Fier. Ajo do të vijojë të drejtojë qarkun. Pak kush nga ne I I mban si Belinda kontaktet me territorin”, deklaroi Rama.
“Njoftimi i akuzës në rrugën e shtrembër dhe faktikisht e bërë zakon, të cilat i përdorin mediat si forcat paramilitare të fajësimit dhe asgjësimit publik të subjekteve të tyre, mjaftoi që Ballukut të ngrihen të tëra dallgët e detit të urrejtjes që zihen në 700 tenxheret e pazarit tonë politik dhe mediatik. E kthyen njeriun në kriminel me 300 vila, 2 jahte, 10 mijë euro solucione magjike për larje makine, ndërkohë rrugët e ndërtuara gjatë drejtimit të saj u shembën nga korrupsioni”, tha Rama.
Në fillim të fjalës së tij pas prezantimit të raportit të PS për kërkesën e SPAK lidhur me arrestimin e Belinda Ballukut, Rama tha se nuk është akuzuar as për vjedhje e as për korrupsion. Ai e quajti “turravrap të pakuptueshëm” pezullimin e saj, që e cilësoi si “masë absurde” pasi pezulloi funksionin.
“Ndaj saj është ngritur një akuzë që në vitin e shkuar jo për vjedhje, jo për korrupsion e gjësendi tjetër të lidhur me një skenë krimi ose flagrancë, por vetëm për dyshimin e arsyeshëm se në cilësinë e ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë ka kryer veprën penale pabarazi në tenderë publike 6 vite më parë, bazuar në disa mesazhe të gjetura vite më vonë në celularin e një ish-drejtori. Mbi këtë fakt krejt të pahetuar asokohe, por si rëndom servirur më parë përmes korrierësh që hyjnë e dalin te kuzhina e Stacionit të Trenit si gjellë qensh në 700 tenxheret e gjyqit publik e mediatik, u vendos fillimisht me një turravrap të pakuptueshëm nga prokurori dhe gjykatësi i seancës pezullimi i anëtares së kabinetit qeveritar. Një masë absurde që siç e kemi shpjeguar, pezulloi funksionin dhe jo personin, prandaj s’ka ndodhur në botë asnjë budallallëk i kësaj natyre. Pa pritur fare përfundimin e procesit për ndërhyrje të patolerueshme në kompetencat e ekzekutivit, sapo gjykata pezulloi masën e pezullimit dhe deklaroi se do t’i hynte cështjes në themel, erdhi turravrapi i dytë: kërkesa që diskutojmë sot. E diskutojmë me të drejtën që na jep Kushtetuta për të rrëzuar ose jo arrestin e një deputeti”, tha Rama.
…………….
Kryeministri Edi Rama ka folur për qëndrimin e PS në lidhje me kërkesën e SPAK për të autorizuar kufizimin e lirisë së Belinda Ballukut.
“Ndaj saj është ngritu një akuzë, jo për vjedhje dhe korrupsion apo ndonjë flagrance për ndonjë vepër të rëndë penale. Por vetë, për dyshimin se nën cilësinë e ish-ministres ka kryer pabarazi në tendera publikë 6 vite më parë, bazuar në disa mesazhe në celularin e një ish-drejtori. Mbi këtë fakt, krejt të pahetuar asokohe, por servirur më parë nga korrierësh që hynë e dalin te kuzhina e stacionit të trenit si gjellë qensh, u vendos fillimisht me një turravrap të pakuptueshëm nga prokurori dhe gjyqtari pezullimi i anëtares së Kabinetit Qeveritar. Një masë absurde, që sic e kemi thënë më parë pezulloi funksionin, jo thjesht personin. Një budallallëk i kësaj natyre s’ka ndodhur askund në botë” -tha Edi Rama.
………………
“Gazment Bardhi, burri i parë në histori që Komiteti i Helsinkit e mori në mbrojtje”
I ashpër është treguar sot kryeministri Edi Rama, ndaj opozitës dhe SPAK, teksa ka folur para grupit socialist. Ai tha se Belinda Balluku arriti ta çojë PD-në për jufka në Dibër dhe e asfaltoi Gazment Bardhin në Fier.
“Gazi i Zeqinesë, për herë të parë në historinë e botës është burri i vetëm që është marrë në mbrojtje nga Komiteti i Helsinkit. është marrë në mbrojtje nga sulmi i një gruaje. Mëshirë Zeqine” – ironizoi Rama referuar letrës së 17 organizatave.
Rama konfirmoi se Belinda Balluku do të vijojë të drejtotë Qarkun Fier dhe se do t’i tregojë të gjithëve rezultatin që do të marrë në zgjedhjet lokale, tashmë që s’ka asnjë pushtet.
Rama për hetimet ndaj Ballukut: Uroj që SPAK të shterojë çdo pistë që mund të çojë tek korrupsioni