Connect with us

Politike

Rama godet burrat shqiptarë: Gjysma janë çyrykë që votojnë kënetën

Rama: Përpiqen të më fusin në sherr me të gjithë burrat e shqiptarë, ne PS hymë në çdo fushë beteje elektorale, 56% e grave të Shqipërisë mbështesin PS, kjo shkon më shumë, ndërkohë që kur vjen puna tek burrat nuk jemi me këtë diferencë me kënetën, gjysma e burrave votojnë dhe mbështesin PS, të rinjtë mbështesin PS, çfarë na duhet më shumë, ne e kemi shumicën e grave kemi gjysmën e burrave dhe kemi shumicën e të rinjve, keni parë ju që është mërzit ajo gjysma tjetër, të gjendesh përballë zgjedhjes, të shkosh në BE apo kënetë, dhe të zgjedhësh kënetën je çyryk, je gjysmak, jo se janë në jetën e përditshme, por politikisht nuk mbushin, të kenë një mundësi ta provojnë, të vijnë të votojnë PS.

Sa herë ia besum kënetës, zhytu më thellë e voto më shumë për kënetën, desh zoti i madh falë jush ka qenë një konspiracion që i keni bërë burrat hajd të provojmë një rrugë tjetër se mos marrim rezultat tjetër, në dy vite kemi ndërtuar sa kemi mundur, në vitet e mëparshme ata kanë ndërtuar Ndoc Rrokun dhe kanë bërë vetëm dëme.

Advertisement