Connect with us

Politike

Rama ikën në Spanjë: Shqipëria do të organizojë Kongresin Botëror të Ligjit në 2027

 Kryeministri Edi Rama do të niset drejt Spanjës për të marrë pjesë në “Espanol Universal Aëard”. Në një video të publikuar në Facebook, Rama theksoi se kjo është një mundësi e shkëlqyer për t’i paraqitur botës përparimet e mëdha në demokraci.

Po ashtu në fjalën e tij, Rama nuk harroi të ironizonte opozitën, ku shtoi se nëse nuk do të kishin ato, do t’i kishin marrë mësysh disa herë.

Procesi i përzgjedhjes ka qenë i ngushtë dhe konkurrues. Shqipëria ka marrë pjesë me kandidatë të fortë dhe historikisht demokratik nga kontinentet e ndryshme. Kështu shkruhet në letrën e presidentit të shoqatës botërore të turistëve. Duke zgjedhur Shqipërinë si vendin pritës të Kongresit Botëror të Ligjit 2027, komuniteti ndërkombëtar i ligjit dëshiron të njohë demokracinë e saj të re dhe institucionet e themeluara mbi sundimin ligjit si garanci për dinjitetin njerëzor. Kongresi do jetë mundësi e shkëlqyer e vendit tuaj për t’i paraqitur botës përparimet e mëdha drejt një demokracie të fortë dhe respektin ndaj sundimit të ligjit.

Për pak ne nisemi në Madrid për njoftimin publik për përzgjedhjen e kandidaturës së Shqipërisë për të mirëpritur Kongresin Botëror të Ligjit. Në këtë kongres prezantohet edhe çmimi i Paqes dhe Lirisë Botërore. Shqipëria 2027 do jetë vendi i samitit të NATO-s, i Europianit të Futbollit për të rinjtë dhe tani edhe i Kongresit Botëror të Ligjit. Ç’të them? Kush i imagjinonte këto deri sa vite më parë? Lum si ne thuaj që kemi këto ‘kuak kuak’ se do na kishin marrë më sysh disa herë. Kongresi është edhe një trofe i Shqipërisë në formën e konsideratës së lartë që ka krijuar vendi ynë falë reformës së drejtësisë”, tha Rama.

Advertisement