Connect with us

Politike

Rama inspektime në Shkodër: Po s’e bame ne, kush tjetër harroje se e ban’ sa jena gjallë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar inspektime në shkollën profesionale “Jordan Misja” gjatë qëndrimit të tij në Shkodër për ndërhyrjet e nevojshme infrastrukturore dhe arsimore të qytetit.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Rama është shprehur se është “Koha për një treg modern turistik për Shkodrën dhe një konvikt europian për nxënësit e shkollave profesionale…”.

Forca Benet se duhet të bëjmë ça su bë 30 vjet dhe qeveria s’ka nga lun pa t’nimu me t’tan forcën, se Shkodrën po s’e bame ne siç e ka meritu kaher, kush tjetër harroje se e ban sa jena gjallë”- tha kryeministri.

Projekti është realizuar, ne kemi folur me Ministrinë, kemi bërë aplikimin dhe po bëhet gati për të dhënë një financim. Këtu kemi shkolla profesional. Pyjorja, gjuhët e huaja dhe industrialja. Kemi student edhe nga Librazhdi dhe nga Fieri por janë…

Beci: Bashkia e Shkodrës ka marrë përsipër rikonstruktimin e dy shkollave dhe tre fushave sportive. Përveç asaj, ky është konvikti i shkollave profesionale nga projekti që kini bërë ju për shkollat profesionale.

Rama: Sa ka profesionali sot si kapacitet nxënësish?

Industriali ka thuajse 400 nxënës. Këtu janë vetëm 18 veta që qëndrojnë në konvikt sepse është e amortizuar, godina është ndërtuar qysh në 1983. Kushtet janë skandaloze. Kjo është gjithë shkolla “Jordan Misja”.

Spiropali: S’ka asnjë vajzë?

Advertisement