Politike
Rama ironizon keq non gratën e Berishës: Turp për mua e vendin, ta shohim kur do hiqet

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve në rubrikën ‘Sy më sy’. Një prej tyre kishte të bënte me deklartat e këshilltarit të fushatës së PD, Chris LaCivita, i cili është shprehur se mund të hiqet masa ‘non grata’ e vendosur nga SHBA ndaj kreut të PD, Sali Berisha. Rama e ka quajtur një turp kombëtar, ndërsa për heqjen e masës është shprehur se do e shohim me kohën.
Edi Rama: Non gratën e kam konsideruar turp të madh kombëtar, për të gjithë Shqipërinë dhe për mua. Sikur të mos kishte ndodhur do kishte qenë 100 herë më mirë, për të gjithë bashkë. Por kjo historia që do hiqej në janar, shkurt, mars e prill, ta shohim. Mos më qani hallin mua.

