Politike
Rama jep premtimin: Do të rindërtojmë godinat e drejtësisë deri në vitin 2030
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të rindërtohen dhe rikonstruktohen të gjithë godinat e institucioneve të sistemit të drejtësisë brenda vitit 2030. Këtë lajm, Rama e dha gjatë episodit të tretë të sezonit të pestë të podcasit të tij “Flasim”.
Rama ka thënë që deri në vitin 2030 Shqipëria do të ketë një infrastrukturë tërësisht të transformuar godinave të drejtësisë. Kryeministri ka deklaruar se qeveria do ta finalizojë këtë mision, pasi kjo do ti ofrojë vendit institucione, gjykata dhe prokurori dinjitoze.
“Një tjetër projekt i domosdoshëm është masteplani i ndërtimit të godinave të drejtësisë. Kam vënë re me keqardhje që vetëqeverisja e sistemit të drejtësisë falë pavarësisë së plotë që iu dha atij sistemi me reformën në drejtësi. Ndër ato të çalat e veta ka edhe dobësinë e madhe në administrimin e infrastrukturës, në projektimin, në transportimin e infrastrukturës. Transformimi i godinave pa projekte të besueshme është mision i pamundur. Kemi vendosur që edhe këtë mision ta marrim përsipër vetë.
Në Shqipërinë 2030 të kemi një infrastrukturë tërësisht të transformuar godinave se nuk mund vazhdojmë me arme me hapësira dhe mjedise gjykatash e prokurorish që janë shumë larg të qenurit dinjitoze. Nuk mund të vazhdojmë me ngushtësira që pastaj përkthehen me një performancë që le shumë për të dëshiruar”, tha Rama./