Connect with us

Politike

Rama kërkon fitore absolute në Tiranë/ Ndan përgjegjësitë për deputetët, në terren zbresin edhe ministrat

Kryesocialisti Edi Rama në funksion të fushatës në zgjedhjet e Bashkisë Tiranë, organizoi pasditen e kësaj të premteje, një takim koordinues me ministrat dhe deputetët e kryeqytetit.

Kur Tirana dhe 5 bashki të tjera shkojnë më 9 nëntor në zgjedhje, nga ky takim Rama ka lënë disa porosi e udhëzime për këtë proces ku në kryeqytet PS garon me Ogerta Manastirliun ndërsa fushata udhëhiqet nga numri dy i qeverisë, Belinda Balluku.

Kjo mbledhje ka shërbyer për të ndarë skuadrat të cilat do të punojnë në çdo njësi të Tiranës. Në njësinë 5 një ndër më të mëdhatë në kryeqytet si  forcë e shtuar në krah të Erion Braçes vijnë Taulant Balla dhe Niko Peleshi.

Ish-deputeti i PS, Xhemal Qefalia, do të mbulojë bastionin e tij në zonën e Dajtit.

Ministri Fatmir Xhafaj do të mobilizojë socialistët  në Njësinë 10.

Sekretari i përgjithshëm i Ps Blendi Klosi bashkë Eduard Shalsi janë pjesë e fushatës në Tiranë.

Edhe drejtuesi politik i Lezhës Ulsi Manja do të jetë pjesë e skuadrës së Tiranës.

Igli Hasani dhe Bora Muzhaqi do të angazhohen në Njësinë Nr.8.

Advertisement