Connect with us

LAJMI I FUNDIT

Rama: KFOR duhet të marrë kontrollin në veri të Kosovës, dy palët të shfrytëzojnë sa është ende plani franko-gjerman në tryezë

Kryeministri Rama u shpreh se KFOR do duhet të marrë kontrollin në veri të Kosovës. Ai u shpreh se dy palët duhet t’i rikthehen dialogut sa është ende plani franko-gjerman në tryezë.

“KFOR duhet ë marrë në kontroll veriun e Kosovës. E kam bërë shumë herë këtë propozim, e kam shpjeguar gjerë e gjatë pse. Çdo justifikim sot që ‘s’kemi trupa’ mund të bëjnë nesër ndërhyrjen shumë më të madhe në trupa por edhe në vështirësi.

Prandaj jam këtu sot dhe me vjen mirë që këtë e kërkon edhe Kosova, pra KFOR në veri. S’kam dëgjuar ta kundërshtojë Serbia. S’ka rëndësi fare këtu kush e kërkon, këtë e kërkon situata sot, po të ishte bërë më parë, s’do kishin ndodhur këto. Pak vonë sipas meje, po më mirë pak vonë sesa shumë vonë. Më vjen mirë që Osmani ka kërkuar publikisht ndihmën e SHBA- së për draftin e asociacionit. Në thelb kërkesa e saj është pozitive, është një hap më në fund në drejtimin e duhur nga ana e Kosovës. Nuk pa pikë rëndësi kush e shkruan kush e propozon, por ka rëndësi vetëm një gjë, drafti do përmbushë kërkesën legjitime që ka procesi i dialogut, bazuar mbi një marrëveshje të nënshkruar mes qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë. Qeveritë shkojnë e vijnë shtetet serioze jo, vazhdojnë zbatojnë marrëveshjet. Plani franko-gjerman është ende në tryezë, historia mëson që nëse bën shumë naze se do më shumë, merr më pak.”- tha Rama.

Advertisement