Connect with us

Politike

Rama: Koha që Serbia të përballet me vetveten/ Krah Osmanit: KiE të heqë menjëherë sanksionet Kosovës

Kryeministri Edi Rama zbulon dhe çfarë deklaroi në Bruksel për Kosovën, Serbinë dhe çfarë i kërkoi Këshillit të Europës së bashku  me presidenten e Kosovës. Është koha që Serbia të përballet me vetveten dhe të vendosë të gjithë gurët tek e ardhmja europiane dhe ti përgjigjet në mënyrë konstruktive ndryshimit pozitiv të Kosovës në dialogun e ndërmjetësuar nga BE. Po ashtu jam drejtuar edhe përfaqësueses së lartë të republikës së Kosovës në tryezë, dhe kryeministrit të Kosovës në mungesë dhe presidentit të Serbisë në mungesë me të njëjtën gjuhë troç, që Kosova nuk ka asnjë arsye mbi të gjitha ka vetëm humbje nëse humbet interesin e miqve dhe aleatëve të saj të mëdhenj në atë tryezë duke u sjellë siç është sjellë për një kohë të caktuar, çka është humbje jo vetëm për Kosovën por dhe rajonin që e ka të nevojshme si dritën, ajrin, ujin për jetën që të dalë përfundimisht nga zona e dhimbshme dhe degraduese e historisë. Tani është koha që Kosova të vijojë më tutje e të ndërtojë qasjen me themelin e ri që ka vënë me hapin pozitiv duke pranuar, pas një kohe të gjatë por nuk ka më rëndësi kjo, krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe. Kështu i hap rrugë restaurimit të besimit të dëmtuar të miqve dhe aleatëve por dhe përfitimeve që vijnë nga një marrëveshje përfundimtare me Serbinë për të ardhmen e Kosovës. Kam bërë thirrje në këtë rast së bashku me presidenten e Kosovës që KiE të heqë menjëherë të gjitha masat shtrënguese apo sanksionet që iu imponuan Kosovës për arsye të njohura dhe të kuptueshme në atë kohë dhe ti japë Kosovës mbrapsht një vlerësim pozitiv për ndryshimin pozitiv të kursit të Kosovës në qasjen ndaj dialogut të ndërmjetësuar nga BE.

Arrestimi ‘Belerit’, Rama: Çështjet bilaterale të ndahen, s’duhet të bëhen pengesë për integrimin

1702552763_rama.jpg

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për gazetarët tha se duhet të ndahen çështjet bilatarele me ato të unionit, duke ju referuar kërcënimeve të Greqisë për procesin e integrimit në lidhje me arrestimin e Fredi Beleri. Kryeministri Rama tha se çështjet bilatarale ndërmjet dy vendeve nuk duhet të bëhen pengesë për integrimin.

‘Nëse nuk gjendet një rrugë për të ndarë çështje bilaterale Ballkanin mund ta parashikojmë pa vështirësi së sa probleme mund të nxjerrin rrugës mes njëra tjetër. aq më tepër kur bëhet fjalë për çështje të rrugë historikë. Jo ndonjë aspekt që lidhet me vlerat dhe parimet e BE-së. Dallimi aktual mes nesh edhe Greqisë, kam nënvizuar se kjo është një çështje mes nesh që ne duhet ta trajtojmë mes nesh dhe se në të gjitha rastet është një çështje së për sa na takon si Shqipërisë shohim të lidhur as me procesin e negociatave dhe as përmbajtjen e marrëdhënies sonë me Greqinë e cila është një partner strategjik, një fqinj me të cilin duam të thellojmë bashkëpunimin e thellojmë miqësinë. Ne duam. Transformimi i brendshëm i Shqipërisë është shumë i rëndësishëm për të gjithë ne. Këshilli Europian nuk merr vendim në lidhje me këtë, por ngarkon konferencën në mbledhjen e ambasadorëve te vendeve anëtare që në vitet e ardhshme të procedojë nga pikëpamja formale. Shqipëria nuk vonohet asnjë ditë, sepse ndërkohë do të vazhdojmë të bëjmë detyrat tona.’- tha Rama.

Samiti i BE në Bruksel, Rama: Vendet anëtare vlerësim pozitiv për progresin e Shqipërisë! 36 ekipe punojnë për negociatat, kanë bërë mbi 700 takime

1702552752_rama.jpg

Një ditë pasa samitit në Bruksel, kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp me gazetarët tha se ka marrë një vlerësim pozitiv për progresin e Shqipërisë drejt integrimit në BE.

‘Dje ishte një samit ku u diskutua perspektiva e vendeve tona. U vu në pah progresi. U fol për procesin e normalizimit mes Serbisë dhe Kosovës. Po ndaj me ju faktin se vendete anëtare kanë një vlerësim shumë pozitiv për progresin e Shqipërisë dhe posaçërisht nga ana e Komisionit Europian vlerësohet me nota shumë pozitive performancë e jonë e negociatave në fazën e parë tanimë të përmbushur të skanimit të organizmit shtetëror të Shqipërisë dhe të tregjeve tona. Do të organizoj një takim falënderimi dhe motivimi për anëtarët e kësaj skuadre e cila në totalin e vet, është rreth 1000, vetë ku përfshihen jo vetëm institucionet e shteti. Një skuadrës që ka bërë 707 prezantime në Bruksel. Sot edhe një herë falënderimin dhe mirënjohjen për organizimin profesionalizmin dhe disiplinën e të 36 ekipeve të kësaj. Ky ishte samiti i fundit i BE-së me Ballkanin Perëndimor nën këtë lidership. U jemi shumë mirënjohës, si kurrë më parë Ballkani Perëndimor është dëgjuar. Kemi fituar një respekt që nuk e kemi pasur kurrë. E kam informuar samitin për modelin tonë me inteligjencën artificiale me të cilën do të bëjmë mbivendosjen e mbi 3000 masave në legjislacionin tonë. Kjo do të jetë pjesë e strategjisë sonë.’- tha Rama.

Gjykata Kushtetuese pezulloi marrëveshjen me Italinë për emigrantët, Rama: Është e drejta e saj

1702552763_rama.jpg

Kryeministri Edi Rama nuk komenton vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar miratimin në kuvend të marrëveshjes me Italinë për emigrantët. Është e drejta e Gjykatës Kushtetuese është e sanksionuar në Kushtetutë. Detyra automatike e Gjykatës kushtetuese për të qëmtuar një marrëveshje ndërkombëtare përpara ratifikimit të saj. Nuk kam asgjë për të komentuar, se nuk shoh asgjë që të lidhet me detyrat e mia” tha Rama.

Advertisement