Connect with us

Politike

Rama “koncert” në Athinë, këngëtarët Era Rusi dhe Noizy hapin shfaqjen

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në stadiumin “Galatsi”, në sallën “Christmas Theater” në Athinë ku do të mbahet takimi me emigrantët. Ai shoqërohet nga bashkëshortja e tij Linda Rama. Pas mbërritjes së Ramës, u ekzekutan dhe himni kombëtar shqiptar dhe ai i Bashkimit Europian. Këngëtarët Era Rusi dhe Noizy kanë nisur shfaqjen me këngët e tyre para audiencës në stadium.

Ndërkohë janë zbuluar dhe emrat e zyrtarëve që do të mbajnë fjalime në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë. Bëhet me dije se fjalimet i hap ambasadorja shqiptare në Athinë, Luela Hajdarag

Zyrtarët që do të mbajnë fjalën:

-Kryetari i bashkisë Sarandës  Oltion Çaçi,

-Kryetari i bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi,

-Krytari i bashkisë Vlorë Ermal Dredha,

-Majlinda Dhuka Kryenegociatore e Shqipërisë në negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian,

-Romina Kuko sekretare për Marrëdhëniet me Jashtë në PS,

-Elisa Spiropali ministre e shtetit për marrëdhëniet me parlamentin,

-Blendi Klosi sekretar i pergjithshem i PS,

-Kryeministri Edi Rama.

Advertisement