Connect with us

Shkrime

Rama-Kurti/ Autopsia e marrëdhënies mes dy kryeministrave

Edi Rama dhe Albin Kurti e humbën edhe njëherë mundësinë për t’u bërë bashkë, qoftë edhe fizikisht, në festimet e 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës.
Ky rast i munguar i shkëmbimit mes tyre shënon, ditë më ditë, vijimin një vjeçar të një lufte të ftohtë, që kur Edi Rama anulloi mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, në 13 qershor 2023, me pretekstin se Kosova po ndërmerrte hapa katastrofalë, që po e ndanin atë nga aleatët e saj perendimorë.
Që nga ai çast, të dy kryeministrat nuk kanë lënë rast pa i shmangur takimet mes tyre, pa i shkëmbyer batutat e ndërsjellta dhe pa ndërmarrë veprime në dëm të tjetrit.
Kjo histori e ka një bacground dhe kronologji, se kush e mban përgjegjësinë e kësaj marëdhënie absurd.

Ajo është historia e dy liderëve, egoja e të cilëve e tejkalon peshën e funksionit që kanë marrë përsipër të mbajnë. Por ajo është determinuar gjithëashtu edhe nga obsesioni i Edi Ramës për ta shfrytëzuar Kosovën si një mjet për aureolën e vet ndërkombëtare. Duke e bërë këtë me çdo çmim, madje pa pyetur nëse mund ti prishë punë asaj.

Për për kupuar dyshen Rama-Kurti duhet ditur se shefi shqiptar i ekzekutivit ka pasur marëdhënie kontroverse me të gjithë liderët kosovarë që nuk i kanë shkuar pas avazit, pra viktima të shfrimeve proverbiale të Ramës kanë rënë të gjithë udhëheqësit e Prishtinës, që nuk i janë bindur politikave të tij paternaliste me qëllime personale.

Kur në shkurt të 2020 mori mandatin për të qeverisur në koalicion me LDK-në, Albin Kurti ishte i ndërgjegjshëm për këtë. Ai e dinte se ishte votuar pasi ishte kundër Ballkanit të Hapur dhe shkëmbimit të territoreve, në një kohë që Vuçiç, Rama dhe Thaçi thurrnin projekte për të dominuar rajonin.

Por, në takimin e tyre të parë si kryeministra, në zyrën me flutura, Rama vendosi ti tregojë atij karotën dhe jo shkopin.

Edhe në daljet e para publike si kryeministra, të dy u munduan ti eleminonin e ti linin pas krahëve çështjet që i ndanin.
Më vonë, kur Albini u rikthye në pushtet përmes votës plebishitare të 14 shkurtit 2021, gjërat kishin avancuar. Edi Rama i kishte shumfishuar qëndrimet publike në dobi të Vuçiçit dhe deklaratat që fajësonin Kosovën për ngecjen e dialogut me Serbinë dhe lodhjen e partnerëve perendimorë me të.

Ai iu kundërvu një nisme të Prishtinës për dënimin e genocidit serb në Kosovë dhe ktheu në rrefren tezën se qeveria Kurti e përdor politikën e jashtme për efekte elektorale.

Në këtë kontekst shpërtheu një krizë e re, e njohur tashmë si konfikti i targave, në shtator të 2021. Ky ishte testi i parë që do vinte në provë mardhënien mes dy liderve shqiptarë. Qeveria e Prishtinës, besnike ndaj premtimeve të saj, vendosi të zbatonte masat e reciprocitetit me Serbinë. Gjatë kësaj krize Vuçiç u soll si një nacionalist tipik serb. Ai mblodhi Këshillin e sigurisë kombëtare, urdhëroi dërgimin e trupave ushtarake në afërsi të kufirit dhe përdori një gjuhë të ashpër duke kërcënuar se do të pendohen ata që ndërmorën një veprim të tillë.

I ndodhur mes dy zjarresh, Edi Rama fillimisht hezitoi. Ai reagoi me shumë vonesë, më tepër se 24 orë pasi ngjarjet kishin filluar dhe vetëm pasi tek rivalët politikë në Shqipëri filloi të shtrohej pyetja se pse nuk po flet Tirana zyrtare. Por edhe kur guxoi të flasë përdori një stil që do shihej shpesh gjatë krizave të ardhshme, atë të një zyrtari burokrat të Brukselit, që qëndron i barazlarguar në mes palëve.

Një temë që do të shndërrohej në refren konflikti të përhershëm, ishte ajo e Ballkanit të Hapur. Rama dhe Vuçiç bënë çështë e mundur për ta promovuar atë duke shkuar deri aty sa kërcënuan me bojkotimin e një mbledhjeje të BE-së, me vendet e rajonit. Qëllimi i tyre ishte të izolonin çdo lider që e kundërshtonte nismën. Në syrin e ciklonit u vendos Albini, madje edhe me ndimën e disa sqiptarëve që punonin për qeveritë e vendeve të tjera, si Ali Ahmeti dhe Dritan Abazoviçi. Ky i fundit arriti deri aty sa të akuzonte Kurtin se nuk i bashkëngjitet idesë vetëm nga xhelozia që ka për kryeministrin e Shqipërisë.

Sikur kjo të mos mjaftonte Rama shkoi edhe më tej. Ai tha se themelimi i asocacionit çonte drejt njohjes së dy vendeve. Pra, se po u tejkalua ky hap, Serbia do e njihte Kosovën. Këtu kemi të bëjmë me kalim rubikoni. Sepse presidenti serb Aleksandar Vuçiç e ka deklaruar me dhjetra herë se çfarëdo që të ndodhë ai nuk do ta njohë kurrë Kosovën, që e ka të shkruar në kushtetutë si pjesë integrale të vendit.

Në vitin 2023 marëdhëniet u tendosën në ekstrem. Rama kërkoi dëshpërimisht rolin e mediatorit mes Prishtines dhe Beogradit per draft statutin e asociacionit, dhe një takim urgjent me Albinin në Prishtinë u refuzua pasi kryeministri I Kosoves refuzoi të bëhej pjesë e lojës së vënies së theksit tek asociacioni.

Kryeministri shqiptar e rriti retorikën, foli për rrezikun e izolimit të Kosovës, për braktisjen e saj nga aleatët,  për një krizë të paprecedentë dhe për ngjarje të kobshme dhe i përdori të gjitha këto për të shpallur, po më 13 qershor, anullimin e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive.

Pastaj gjatë qershorit dhe korrikut 2023 tensionet arritën në apogjeun e tyre. Ditët dhe javët qenë të mbushura me ngjarje. Forcat serbe rrëmbyën brenda territorrit të Kosovës,  tre policë kosovarë. I yshtur nga iluzioni se mund të bëhej negociator  për lirimin e tyre, Rama nuk e përkrahu kurrë versionin se kidnapuesit kishin shkelur kufirin. Ai donte të luante si i barazlarguar mes Kurtit dhe Vuçiçit me shpresën se ky i fundit do i dhuronte kurorën e kthyesit të atdhe të policëve. Për të arritur këtë bëri edhe një kërcënim: Deklaroi se deri në lirimin e tyre, do ngriheshin aktivitetet e Ballkanit të hapur. Por presidenti serb nuk e përfilli. Ai refuzoi ti’a japë këtë bonus Ramës dhe ia bëri qokën kryeministrit hungarez, Viktor Orban.

Më 1 korrik 2023 Rama shpalli në një intervistë urgjente fundin e Ballkanit të Hapur por edhe vazhdoi ta ruante armiqësinë me Kurtin.

Pas kësaj kthese të rëndësishme Rama shpalli një tur Ballkanik. Por Albin Kurti refuzoi ta presë në 5 korrik, në zyrën e tij në Prishtinë.

Kjo shmangie dhe evitim i njëri tjetrit ka ndodhur shpesh që prej kësaj kohe. Kryeministri kosovar mungoi në samitin e procesit të Berlinit në Tiranë, Rama e injoroi ftesën e fundit për festën e çlirimit në Prishtinë deri sa situata e pazakontë kulmoi me videon e bërë virale, kur në sy të shumëkujt Edi as nuk u çua nga vendi, kur ish miku i tij Albin i zgjati dorën gjatë një takimi ndërkombëtar.
Të gjitha këto të shpien drejt një konkluzioni. Se vertet konflikti Rama-Kurti mund të ketë një dimension personal, të egove të shproporcionuara të dy liderëve.

 

Advertisement