Connect with us

Politike

Rama: Kurti ka gjithë mbështetjen e qeverisë shqiptare

Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit për projektin e Porto Romanos, ka përshëndetur kryeministrin e Kosovës dhe ka shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e qeverisë shqiptare për situatën që po ndodh në veri.

‘Përshëndes Kryeministrat Kurti dhe Kovaçevski, e patën të pamundur të ishin këtu për shkak angazhimesh.

Në rastin e Kurtit e keni parasysh që bëhet fjalë për situatën në veri, dhe kanë të gjithë solidaritetin, mirëkuptimin dhe mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë.’- u shpreh Rama.

Thirrja e SHBA-ve për largimin e Serbëve nga Veriu i Kosovës, Rama: E qartë! Për të gjithë ata që s’duan të dëgjojnë

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka shprehur dakortësinë e tij me thirrjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për tërheqjen e Serbisë nga Veriu i Kosovës. Ai ka postuar reagimin e SHBA-ve dhe krah postit shkruan se kjo thirrje është mjaft e qartë.

“Nuk mund të pajtohem më shumë! Me zë të lartë dhe të qartë për të gjithë ata që duan të dëgjojnë,”- shkruan Rama krah postimi. 

Më herët, Shtetet e Bashkuara shprehën shqetësim të thellë për situatën aktuale në veri të Kosovës dhe bënë thirrje për çmontimin e menjëhershëm të barrikadave të ngritura. Në një deklaratë të përbashkët për media, ambasadat e SHBA-së në Prishtinë dhe Beograd thanë se ky e gjitha po përdoret si justifikim për bllokime të paligjshme të rrugëve, si dhe për kërcënime dhe frikësime të autoriteteve kosovare dhe popullatës lokale.

Advertisement