Connect with us

Aktualitet

‘Rama lëviz gurët’/ Analisti: Kryeministri bën ndryshime në qeveri, do t’i japi “kurban” SPAK-ut

Analisti Genc Burimi ka komentuar ndryshimet e fundit në kabinetin qeveritar.

Burimi është shprehur se Rama bën ndryshime në qeveri, sepse do t’i japë “kurban” SPAK-ut, dhe ai vetë mos kapet.

Sipas Burimit, nëse mbas shkarkimit, Taulant Balla thirret në SPAK, ky do të jetë një skandal.

Edi Rama i bën ndryshimet në parti, sepse do ti japi kurban SPAK-ut, dhe ai vetë mos kapet. Rama thjesht i jep SPAK-UT një copë llokëm, të gërryej SPAK-u, sepse mesa shohim nE, sa herë që Rama heq ndonjë ministër, mbrapa ai thirrët. Me Kokën ndodhi kështu, me Ahmetajn ndodhi kështu, me Xhackën ndodhi kështu, të gjithat gjasat janë që edhe me z.Balla kështu do të ndodh.

Pra ky është mEndimi im i parë , pra unë kritikën se kam as ndaj Ramës as ndaj Belindës, e kam ndaj SPAK. Kur do hyj SPAK në lojë që kësaj komedie ti jepet fund?

Nëse mbas rrëzimit të z.Balla, edhe ai thirret në SPAK, do të jetë një skandal. Një skandal që prap Rama s thirret, prap një tjetër ministër thirret. Cfarë prêt SPAK? Pret zgjedhjet në amerikë? Pret cfarë urdhri do ti japi president i r i Amerikës në lidhje me Shqipërine? DHe kjo mua më shqetëson, jo pavarësia e SPAK-ut“, tha Burimi

Advertisement