Connect with us

Politike

Rama mbërrin në Dubrovnik, pritet nga homologu kroat dhe Zelensky

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Dubrovik të Kroacisë, për të marrë pjesë në samitin “Ukrainë-Europa Juglindore”. Rama u prit nga homologu kroat Andrej Plenkoviç dhe presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky.

Në këtë samit janë të pranishëm liderët e Europës Juglindore, përfshirë dhe presidenten e Kosovës Vjosa Osmani.  Samiti do të diskutojë për përpjekjet ndërkombëtare për ta afruar paqen, si dhe bashkëpunimin në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s, ka deklaruar Zelensky në platformën ‘X’.

Advertisement