Connect with us

Politike

Rama: Më 15 maj vijnë të gjithë liderët europianë, më 16 Samiti i madh në Tiranë

Kryeministri Edi Rama po zhvillon bashkëbisedimin e radhës me ndjekësit në rrjetet sociale. Ai dha lajmin se më 15 Maj në Tiranë do të vijnë liderët e vendeve të Bashkimit Europian për një darkë me të dhe më 16 maj do të mbahet samiti i madh i NATO, ku vijnë edhe liderët e 46 vendeve të botës dhe Shqipëria bëhet qendra e globit. Gjithashtu ai tha se edhe Parlamenti Europian do hapë një zyrë në Tiranë, si një zhvillim gjeopolitik shumë i mirë në dritaren e hapur për anëtarësim, por edhe bëri ironi me kundërshtarët, duke thënë se “si ka mundësi që Sorosi ka hapur zyrë në Shqipëri?!”.

Parlamenti Evropian po hap zyrën e tij në Shqipëri. Si ka mundësi, Sorosi, në Parlamentin Evropian, që vepron si diversant?! PE me hapjen e zyrës në Shqipëri konfirmon një strategji më të gjerë të BE-së dhe nga ana tjetër përcakton pa diskutim Shqipërinë si një pikë referimi në PE dhe që së shpejti do jetë anëtar i PE.

BE po hap disa zyra dhe Shqipëria bëhet vendi mikpritës i zyrës së PE-së, në Tiranë. Një tjetër zyrë do hapet edhe në Moldavi, në kufi me Rusinë. Ky është moment i jashtëzakonshëm dhe pozicionin tonë ndërkombëtar. Kemi filluar edhe përgatitjen për samitin e madh në Shqipëri të 16 majit. Dhe të gjithë liderët e BE-së kanë vendosur të vijnë në 15 maj për një darkë pune këtu me mua dhe liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor. Pra 15 maj do të mirëpresim të gjithë liderët e BE-së dhe 16 maj do vijnë 46 liderët e botës, nga Ankaraja, Oslo, Jerevan, Baku, Kiev, Tbilisi, përveç Rusisë, e padyshim gjithë të tjerët që janë pjesë e BE-së. Kjo është Shqipëria e sotme”, tha Rama.

Rama: Shqipërisë i janë përputhur yjet e fatit, larg qoftë fitorja e PD-së më 11 maj për të ardhmen e vendit në BE! S’është futboll, s’jap receta për dhimbje në televizor

1741678667_edirama.pngKryeministri Edi Rama vuri theksin sot (11 mars) tek e ardhmja europiane e Shqipërisë dhe fati që i ka trokitur si asnjëherë në derë me negociatat dhe në prag të anëtarësimit brenda pesë vitesh.

Ai tha se nuk jep receta për dhimbje në televizor, por diskuton halle të qytetarëve, trajton problematika dhe jep zgjidhje kur janë kompetenca të institucioneve, pasi ka edhe çështje që i zgjidh vetëm drejtësia. Ai e quajti programin e programeve anëtarësimin në BE, pavarësisht se kush qeveris.

Kreu i qeverisë vuri në dukje se “larg qoftë që të fitojë PD më 11 maj”, për të ardhmen e vendit në BE apo për atë që duan të bëjnë, shkrirjen e SPAK-ut.

Moment i përputhjes së yjeve të fatit tonë dhe të Europës në funksion në anëtarësimit tonë në BE, ky është programi i programeve. Pastaj do kemi gjëra shumë të mira në vijim.

Unë nuk bëj pyetje vetë, se s’kam nevojë. Por fitorja e PD-së më 11 maj larg qoftë për fëmijët tanë, qytetarët shqiptarë, për të ardhmen e vendit, për BE-në, BE nuk i sheh fare taktikat por me rëndësi është të hyjmë atje.

Fitore për çfarë nga PD? Për të shkrirë SPAK-un? Apo për atë që ka nisur si luftë për korrupsionin. Kjo nuk është futboll, që thua fitore e Egnatias kundër Partizanit, çfarë do fitosh?

Unë nuk jam doktor popullor që jap receta se si kurohet një dhimbje me televizor. Këtu jemi për t’ju informuar, për t’ju dhënë qasje për dinamikat re qeverisjes, hallet dhe patjetër për sfidat. Por edhe sigurisht për problematika direkte dhe konkrete.

Si asnjëherë më parë në Shqipëri sot ka një lidhje direkte me qeverisjen me platformën “Shqipëria që duam” që ka hapur qeveria ku jepen zgjidhje për ato që mund të jepet zgjidhje, sepse ka çështje të tjera si ato të drejtësisë dhe gjykatave, apo pronave”, u shpreh kryeministri ndër të tjera.

Integrimi në BE/ Rama: Vetëm unë e di si mbyllet ky proces, prandaj duroj lloj-lloj kukumjaçkash e insektesh

1741678705_edirama.pngKryeministri Edi Rama thotë se vetëm ai dhe PS e çojnë Shqipërinë në BE. Prandaj thotë kryeministri, duron lloj-lloj kukumjaçkash e insektesh

“Këtë raport që kemi vendosur unë dhe PS me BE dhe botën nuk e kemi pasur kurrë. Një raport ‘Sy m’sy’ barazi dhe respekt. Unë e di si bëhet kjo punë dhe si mbyllet ky proces. Askush tjetër nuk e bën dot. Prandaj duroj lloj-lloj kukumjaçkash, salamandrash e insektesh dhe prandaj vazhdoj të jem këtu. Kijuni parasysh mirë këtë gjë”, tha Rama.

Rama: Dritarja e BE mund të mbyllet! Qytetarët shqiptarë do jenë të barabartë me ata të Europës! Ia dhamë ne shpatën Drejtësisë, jo bufi i kënetës

1741678478_edirama.pngKryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë e dritares së hapur për Bashkimin Evropian për Shqipërinë, që e theksoi se nuk është derë e hapur por vetëm dritare që mund të mbyllet nëse nuk shfrytëzohet momenti i artë.

Ai e cilësoi moment të jashtëzakonshëm, që qytetarët shqiptarë të jenë të barabartë me qytetarët e BE-së, për të qenë të barabartë dhe ku “shpata e drejtësisë” vepron sipas ligjit dhe jo sipas “kënetës” dhe ‘bufit të kënetës”.

Fjala e Ramës për BE-në:

Të shfrytëzojmë këtë dritare të hyjmë brenda sa është e hapur se mund të na mbyllet, është dritare dhe jo derë, është i jashtëzakonshëm si moment, fati po i buzëqesh shqiptarëve për herë të parë. E para për të garantuar pakthyeshmërinë e proceseve në asnjë moment. Tjetra se liria e shqiptarëve nuk do varet më nga askush por do jetë e garantuar në BE. Nuk do varet më barazia para ligjit nga dikush për drejtësi por është qeveria që ia ka dhënë shpatën drejtësisë shpatën për të bërë drejtësi dhe nuk është bufi i kënetës që thotë do të shkrijmë SPAK do ta heqim e bla bla bla, nuk do varet më nga një individ për të vendosur se çfarë do bëjë me vullnetin e popullit. Është barazia para ligjit në BE.

Dhe tjetra zhvillimi dhe ekonomia dhe ligjet. Tjetra, pasaporta e Shqipërisë do jetë me të drejta të plota të lëvizjes jo si dikur, por në pasaportë do shkruhet Bashkimi Europian, frëngjisht dhe anglisht dhe poshtë Shqipëri. Çdo zotërues i asaj pasaporte do ketë të drejta sikurse çdo francez, cek, polak, gjerman, italian etj.

Pra do ketë të gjitha të drejtat si qytetarë të BE, deri te sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, që do marrë të gjitha shërbimet. Nuk ka lidhje fare jo PS jo PD jo e majta e djathta, bla bla, jo e lagu bishtin bufi jo se lagu. Për sa kohë do jemi aty brenda nuk ka rëndësi se kush drejton”.

‘Vota e shqiptarëve për herë të parë ka një peshë gjeopolitike’, Rama për 11 Majin: Na duhet unitet në një botë që po kërcënohet çdo ditë

Kryeministri Edi Rama ka vijuar ditën e sotme dhe me rubrikën e tij të përjavshme “Sy më sy”, ku është përqendruar në rëndësinë e zgjedhjeve të 11 Majit. Rama ka theksuar se vota se në 11 Maji, sipas tij, vota e shqiptarëve ka një peshë gjeopolitike.

Më 15 maj një darkë pune me mua dhe liderët e tjerë të rajonit. Më 15 mirëpresim liderët e BE dhe më 16 vijnë këtu liderët e kontinentit me përjashtim të Rusisë. Kjo është Shqipëria e sotshme, ndaj është e rëndësishme që çdo shqiptar të kuptojë se më 11 maj Shqipëria është më shumë se kurrë përtej të majtës e të djathtës, përtej partive, sepse çdo shqiptar duhet të votojë për të mos humbur asnjë sekondë në procesin e negociatave me BE dhe për të mos krijuar në sytë e tyre asnjë dyshim se në Shqipëri ka mjegull dhe një shumicë solide. Hera e parë në historinë e këtij procesi kur fjalët përputhen me vullnetin për përfshirjen e Shqipërisë në BE. Vota këtë vit ka një peshë gjeopolitike në një botë që po lëkundet në aspektin e sigurisë. Kur të gjithë po flasin për kërcënime e rreziqe ne na duhet qëndrueshmëri, lideship dhe unitet. Moment ekzistencial për Europën dhe Shqipërinë

 

Advertisement