LAJMI I FUNDIT
Rama me Macron: Marrëdhënia jonë ekonomike më parë vlente sa një këpucë e Mbappesë, tani do luftojmë për ‘këmbën e dytë’ të tij
Kyeministri Edi Rama nuk i kurseu batuat as gjatë konferencës së përbashkët me presidentin francez, Emanuel Macron, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Tiranë. “Sot fakti që 80 mijë francezë vijnë për pushime është një lajm për arsye më të mira, për këtë dua të falënderoj presidentin dhe pastaj qeverinë franceze që janë treguar të durueshëm, në luftën kundër kriminalitetit kanë qenë vijimësisht të gatshëm për të bashkëpunuar me ne, bashkëpunimi në nivelin e sigurisë është kthyer në një model edhe për të tjerët, edhe në Granada ku kemi qenë së bashku, ku model ka shërbyer se si mund të thellohet dhe bëhet reazultative duke qenë të hapur për bashkëpunim dhe luftuar kundër emigracionit të paligjshëm, kjo ka kërkuar durim, është zhvilluar në një presion të brendshëm, sot jemi në një tjetër nivel, e kemi Francën këtu përmes disa flamujve të krenarisë së saj sipërmarrëse. 100 kompani me kapital të përbashkët, nga pikëpamja është sa një këmbë e Mbapesë, janë shumë krahasuar disa vite më parë, ku marrëdhënia jonë ekonomike vlente sa një këpucë e Mbappesë, tani do luftojmë së bashku për këmbën e dytë të Mbappesë, dua ta mbyll këtë hyrje edhe një herë tjetër duke e përsëritur jam shumë i lumtur”, tha Rama.