Connect with us

Politike

Rama: Mos votoni qenin kur keni gomarin për punë

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi elektoral në Kavajë, nuk ka kursyer ironitë në drejtim të opozitës. Kreu i qeverisë tha se Kavaja para shumë vitesh ka qenë një vatër e dëshpërimit dhe se qytetarët nuk mund të votojnë dy hijet e së shkuarës, Berisha dhe Meta.

“Të shkosh për të ngarkuar dru dhe të kesh alamet gomari këtu për të ngarkuar dru dhe të kërkosh qen vërdallë. Nuk bën vaki se nuk ngarkon dot dru qeni. Sovrani merr shërbëtor në punë. Për këtë, popullit i thonë sovran. Mbreti merr shërbëtor në punë dhe për këtë në demokraci, kush zgjidhet është shërbëtor i atij që zgjedh.

Ai që zgjedh zgjedh shërbëtorët dhe jo nuk më pëlqen ky shërbëtor se punon shumë. Duhet një që ma bën shtëpinë çorap. Çfarë do të bëjnë ata me Kavajën. Nuk do të bëjnë asgjë sepse nuk janë mësuar me bërë asgjë. Pse nuk merrni kushërinjt t’ju rregullojnë shtëpinë por merrni ustallarët. Jo t’ju besosh shtëpinë dhe për më tepër kur jo puna, se nuk e kanë ditur kurrë“, tha Rama.

Ndërkaq, kryeministri shtoi se Shqipërinë e futi në NATO Amerika, e cila sot ka shpallur non grata ata persona që mburren me këtë gjë.

“Lëre se ca thonë se futëm Shqipërinë në NATO. E futi Amerika që sot Shqipërinë e vazhdon dhe e do NATO por ata nuk do me i parë me sy dhe e thotë publikisht që për Amerikën janë non grata. Çfarë do të bëjmë ne. Do ta çojmë dhe të kthehemi prapë në kohën hajde brenda tek bunkeri. Ta keni parasysh të gjithë që edhe të duam ne nuk bashkëpunojmë dot me ata që mund të dalin nga donjë votë e çuar në drejtim të paditur mbrapsht. Kështu që zgjedhja është shumë e thjeshtë..”, tha Rama.

Advertisement