Connect with us

Politike

Rama nderohet me një çmim në Prishtinë, ndan pamjet dhe mesazhin në rrjetet sociale: I nderuar!

Kryeministri Edi Rama është nderuar sot në Prishtinë çmimin “Çelësi i Qytetit”.

Këtë çmim ai e ka marrë nga kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama.

“I nderuar të marr çmimin “Çelësi i Qytetit” nga Përparim Rama, Kryetari i Komunës së Prishtinës, kryeqytetit tjetër të shqiptarëve”, shkruan Rama në Facebook.

Kujtojmë se kreu i qeverisë ndodhej sot në Prishtinë në një aktivitet të organizuar në sajë të 25 vjetorit të Çlirimit të Kosovës.

Advertisement