Connect with us

Politike

Rama në Durrës: Mos votoni Non Gratën…Keni Like Floririn…

Kryeministri Edi Rama është ndalur sot në Durrës, ku krah kryebashkiakes së Durrësit Emiriana Sako dhe të rinjtë ironizoi koalicionin Berisha-Meta. Pasi i cilësoi si zorrë qorre, sot Rama e ka cilësuar Berishën si “Baca” ndërsa Metën si “Like Floriri”.

“Ajo që duhet është më shumë  sesa ju të votoni për Anin, sepse kjo s’ka diskutim ju e keni nda mendjen. Unë këtë se konsideroj si të mjaftueshme, ju të merrni më tepër vota sesa familja juaj për Ani, që t’i ftoni të gjithë që ta votojnë.

Po të mos ishte vota do ishin derrat, rosat dhe buallicat që hanin mes plehrave, ajo pamje ferri mos të ishte vota s’do ishim duke mbjellë pemë, do ishim duke sharë, duke ndotur autistikisht mjedisin.

Se po të mos ja vlente vota, s’do kishte ndryshim.

S’ka rëndësi kush është i majtë dhe i djathtë për punët e mira duhen ata që e bëjnë punën më mirë. Kur ke një zgjedhje mes një grua dhe një burri si mund të zgjedhësh një burrë, unë se kuptoj dot. Durrësi është sot me i pastri i Shqipërisë.

Ai çuni i mirë, nuk është i mirë që vë emrin, reputacionin e traditën e emrit të vetë, zorrës qorre.

Berisha dhe Meta janë zorrë qorre të Shqipërisë. Sesi mund të jesh ende me Non Gratën unë se kuptoj. Në fletë votimi është Like Floriri, nuk është ‘Baca’. Po për çfarë do e votosh këta, këta që duan të bëjnë betejë me qeverinë Tiranë dhe ta kthejnë Bashkinë në Kështjellë?

Kjo s’i duhet asnjë demokrati të Durrësit, fare. Ne jemi në një proces që po bëjmë punë të mëdha.”- tha Rama.

Klubi elitar i futbollit me Akademi në Durrës, Rama: Shkollë që iu shërben fëmijëve

1682328479_ramaa.JPGKryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se janë gati për të sjellë në Durrës një nga akademitë elitare të futbollit të një prej skuadrave më të rëndësishme të botës që do shërbejë për fëmijët që e kanë pasion këtë sport.

“Plani i ndërtimit në Durrës i porteve do t’i bëjë të gjithë që të shohin me më shumë optimizëm të nesërmen në këtë qytet. Me portin turistik dhe me portin e ri do të hapet një horizont komplet tjetër edhe për punësimin e shpërblimin më të mirë në bazë të punës, edhe për shumë mundësi të tjera që kanë të bëjnë me cilësinë e jetës dhe nga ana tjetër do të vijojmë të fuqizojmë dhe krahun tjetër.  Jemi afër një marrëveshje të re për të sjellë në Durrës një nga akademitë më elitare të futbollit të një prej skuadrave më të rëndësishme të botës, duam ta sjellim si pol të ri sportiv, akademi rajonale që do të jetë derë e hapur për talentet që do të duan të provojnë veten e do të zgjidhen për t’u përgatitur për arenën e madhe dhe për të veshur fanellat e skuadrave të mëdha europiane. Do të kemi një shkollë futbolli për fëmijët që do të jetë strukturë për të parë si zhvillohen në proces. S’do presim vite por po e negociojmë aktualisht”, tha Rama.

Advertisement