Politike
Rama: Në fillim të vitit 2025 paga minimale do jetë…
Paga minimale në fillim të vitit 2025 do të shkojë në 45 mijë lekë. Kështu bëri të ditur ditën e sotme kreu i Qeverisë gjatë një konference me përfaqësuesin e Bankës Botërore. Rama tha se kjo rritje nuk është bërë për fushatën elektorale.
Gjithashtu kryeministri foli edhe Për largimin e të rinjve nga Shqipëria. Ai tha se s’ka asnjë çelës magjik dhe asnjë forcë që të përmbysë këto trende.
…… Lajmi ne perditesim
Kryeminiatri Edi Rama ka folur ditën e sotme në lidhje me rritjen e pagave në vendin tonë. I pyetur nëse qeveria ka një plan në lidhje me rrijten e pagave edhe në sektorin privat, Rama deklaroi se duhet bërë më shumë në këtë sektor, ndërsa shtoi se kompanitë dhe sipërmarrjet e sektorit privat duhet të heqin dorë nga keqtrajtimi i punonjësve.
“Kemi nisur një proces, që ju i keni parë kontaktet me kompanitë dhe sektorët për të bërë atë që mundemi lidhur me luftën e domosdoshme që do t’i bëjë kjo shoqëri idesë së shfrytëzimit të krahut të punës. Ka qenë në fazë që është tejkaluar sot, ku Shqipëria e ofron krahun e lirë të punës si avantazh. Ky është shfrytëzim, abuzim dhe shkelje e të drejtave të punonjësve, të cilët do të marrin atë që u takon. Ne nuk mund të pranojmë dhe po përgatisim dhe parashikimet ligjore, që kompani ndërtimi, që paguajnë punëtorët në majë të skelave me pagë minimale. Kjo nuk është asgjë tjetër, përveçse shfrytëzim. Kjo shkon në dëm të të ardhmes. Një pjesë e sipërmarrjes e ka kuptuar se nuk mund ta ketë pagën e ulët si instrument përfitimi dhe kanë arritur pagat. Masat që ne do marrin është se nuk do marrin asnjë tender, të cilat i kanë punëtorët e ndërtimit me paga minimale. Nuk është e lehtë, sepse është tjetër sistem, por do bëjmë maksimumin edhe në sektorin privat, është një kohë e mirë për Shqipërinë, por duhet shumë punë”, theksoi ai.