Connect with us

Politike

Rama në lagjen e re të Zall Herrit: Nuk ka pazare të…

Kryeministri Edi Rama ndodhet në lagjen e re të Zall Herrit ku në total strehohen në shtëpi të reja 199 familje të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. I shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, Rama u prit me këngë e valle nga banorët e zonës.

Rama nuk e kurseu një koment për vendimin e qeverisë për konfiskimin e ndërtimeve pa leje duke thënë se nuk janë prishur pazaret me askënd, por nuk mund të lejojnë pasanikët të jenë pa kufij.

Gjatë inagurimit të shtëpive të reja në Zall Herr, Rama i tha banorëve që të mos zihen me njëri-tjetrin për gardhe, e as të mos bëjnë shtesa si ata që i cilëson si të pangopurit në mes të Tiranës.

“Tani ju takon juve që ta mirëmbani këtë lagje kaq të bukur, të mos vini gardhe e të mos ziheni për gardhe me njëri-tjetrin, të mos bëni shtesa si disa të pangopur në mes të Tiranës, por atyre do jua marrim katet dhe në të gjithë ato metra katror të ndërtuar për qëllim fitimi, do të strehojmë familje në nevojë ose do t’i detyrojmë që t’i paguajnë ato metra katror, jo me cmimet që deklarojnë, por me cmimin real, plus indeksim dhe me gjobën sipër. Në këtë mënyrë t’i blejnë vetë dhe aq sat ë mos u shkojë më nëpër mend të bëjnë më ndërtime pa leje, ne të paguajmë ata që do të shpronësohen tek Unaza e Re”, tha Rama.

Advertisement