Politike
Rama: Nuk financojmë studentët e mjekësisë që sa të marrin diplomën të ikin në Gjermani
Kryeministri Edi Rama mori pjesë këtë të hënë në Kongresin e parë të Shëndetësisë, ku vuri theksin te largimi i mjekëve jashtë vendit.
Rama tha se studenti i mjekësisë paguan 1/16-ën e kostos reale, pjesën e tjetër sipas tij e paguan shteti. Shefi i qeverisë tha se taksapaguesit shqiptarë nuk duhet të paguajnë për studentë që sa marrin diplomën largohen për punësim në Gjermani. Ai tha se kjo problematikë duhet të adresohet.
Shteti shqiuptar nuk financon studimet për sistemin shëndetësor gjerman. Ky është një problem që shumë vende e kanë adresuar dhe ne ka ardhur koha ta adresojmë.
Nga ana tjketër është aspekti i edukimit, nuk mjafton të kesh kryer një shkollë dhe të kesh përmbushur detyrimet në aspektin teorik për t’u konsideruar një mjek, por duhet dhe p
Jo thjesht praktika e përditshme profesionale, por dhe ajo praktikë që farkëton njeriun dhe misionarin. Në këtë aspekt ka vend për reflektim përpara dhënies së diplomës. Pas kësaj vjen punësimi sipas meritës”, tha Rama.