Politike
Rama nuk heq dorë, premton nesër një diskutim LIVE me ndjekësit: Pavarësinë e drejtësisë
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2025/02/RAMA-19.jpg)
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se do të ketë një reagim tjetër në lidhje me arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Nesër në mëngjes do të jetë sërish në rrjetet e tij sociale në rubrikën “Sy m’sy”. Rama paralajmëroi se me ndjekësit e tij do të ketë një diskutim në lidhje me garantimin e pavarësisë së drejtësisë nga pushteti politik.
Edi Rama: Nesër përsëri në mëngjes, sy m’sy për një diskutim që duhet të vazhdojë, për detyrën tonë për të garantuar pavarësinë e drejtësisë nga pushteti politik dhe njëkohësisht për të ngritur zërin, kur vërejmë abuzime me pavarësinë në dëm të standardeve demokratike. Shqipëria 2030 duhet e do të jetë në Bashkimin Europian edhe për një drejtësi të pavarur, që garanton standardet demokratike dhe respekton ndarjen kushtetuese të pushteteve.
Që nga arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, kryeministri Edi Rama ka kritikuar veprimet e fundit të institucioneve të drejtësisë dhe kërkon të tregojnë provat dhe faktet. Ndërkohë kryebashkiaku Erion Veliaj do të njihet sot në GJKKO me masën e sigurisë. Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025, me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa është lënë në “arrest shtëpie”. Veliaj akuzohet për korrupsion në 9 raste dhe pastrim parash, ndërsa Xoxa për korrupsion në 9 raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)