Connect with us

Politike

Rama: Nuk jam aq modern sa Albana Vokshi, dukeni nga portreti që jeni për revistën Vogue

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj deklaratave lidhur me atmosferën festive gjatë çeljes së fushatës elektorale të Partisë Socialiste, ku deputetë dhe ministra u panë duke kërcyer në sheshin ‘Skënderbej’. Me ironi, Rama iu drejtua deputetes së Partisë Demokratike, Albana Vokshi, duke thënë se ai vetë nuk është aq “modern” sa ajo.

“Cila ishte tallavaja aty te takimi i madh që bëmë te Sheshi Skënderbej? Këngët e bukura shqiptare! Nuk jam aq modern sa Albana Vokshi. Dukeni që në portret për revistën Vogue. Nuk jam unë. Unë këto kam, këngët popullore më të bukura. Ndonjë këngë italiane, ndonjë të dalë nga moda të kohërave të arta, këto kam unë,” tha Rama.
Advertisement