LAJMI I FUNDIT
Rama: Nuk kam lajmërim vdekje për Ballkanin e Hapur! Duhet të zhytemi te Procesi i Berlinit, urë që duhet forcuar
Kryeministri Edi Rama ka theksuar se Ballkani i Hapur e ka përfunduar misionin e saj, por mohon të ketë ‘lajmërim vdekje’ për këtë nismë. Nga Maqedonia e Veriut, theksoi se u krijua për shkak se u bllokua Procesi i Berlinit por duke qenë se tani është i hapur, të gjithë dhet të zhyten aty për të kapërcyer në një fazë të re.
“Ne duhet të zhytemi me mendje e zemër në Procesin e Berlinit në një proces funksional plotësisht sic Ballkani i Hapur tregoi. Procesi i Berlinit nuk ngeci nga ata që ngritën Ballkanin e Hapur, por nga vetot. Shpresojmë që t’i japim shtysë të re se nuk është thjesht proces si deri më sot por shpresoj ta kthejmë në një proces të lidhur drejtpërdrejt me planin e financimeve. Na duhet Gjermania për ta jetuar bashkarisht. Pra jemi në një moment të një kapërcimi në një fazë tjetër të BE dhe për këtë Procesi i Berlinit është kyç, urë, këmbët e së cilës duhen forcuar. Që të fokusohemi te kjo urë po u shqetësuar për erërat e korrentet, them se duhet të fokusoheni te Procesi i Berlinit. Nëse doni të nxjerr lajmërim vdekje, nuk e kam dhe s’kam për ta nxjerrë. Nëse doni të dini si duhet të vazhdojmë, sapo jua thashë. Jeta është e bukur sepse secili mund të këndojë këngën e vet”, tha Rama.