Connect with us

Politike

Rama nuk kursen kritikat ndaj Kurtit: Është kokfortë dhe maksimalist

Gjatë intervistës së kryeministrit Edi Rama për gazetën italiane “La Stampa” , nuk kanë munguar pyetjet në lidhje me çështjet e rajonit çështjet e rajonit dhe situatën e tensionuar mes Kosovës dhe Serbisë.

I pyetur se çfarë po gabon Kurti, Rama ka shigjetuar përsëri kryeministrin e Kosovës, duke e quajtur atë kokfortë dhe ka theksuar se plani i paqes franko-gjermane është një mundësi e mirë për të.

Ju dhe Kurti, dy liderë shqiptarë nga vende të ndryshme. Çfarë po gabon kryeministri kosovar?

“Unë e respektoj atë, por do të bëja zgjedhje krejtësisht të ndryshme. Ai është kokëfortë dhe maksimalist. Ai ka një mundësi fantastike, planin e paqes franko-gjermane. Marrëveshjet nuk qëndrojnë përgjithmonë në tavolina. Është historia pastaj që të lë të presësh”.

Advertisement