Politike
Rama: Nuk pajtohem me askënd që abuzon me besimin tim për të fryrë xhepin

Edi Rama ka dhënë një mesazh në Facebook lidhur me rastin e ish-zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj.
Rama: Kur kam thënë se duam një drejtësi të re, të pavarur nga pushteti i politikës, të aftë për të luftuar korrupsionin në nivelet më të larta, nuk kam qenë vetëm lider i opozitës, por am qenë edhe kryeminsitër i Shqipërisë. Nuk jam mjaftuar me fjalët e mëdha për nevojën e Reformës në Drejtësi, por jam përpjekur pa pushim për ta miratuar atë. Mua këtë mision ma kanë besuar shqiptarët dhe përpara tyre, qoftë atyre që më kanë zgjedhur, qoftë atyre që nuk më kanë zgjedhur, për ta udhëhequr këtë përpjekje, unë nuk pajtohem dot me askënd që e abuzon këtë besim duke e kthyer mandatin e shqiptarëve dhe besimin tim në një mundësi për të fryrë xhepin. Për hir të këtij misioni dhe për t’i kthyer shqiptarëve, me sa fuqitë e mia ma lejojnë, unë jam gati të mbaj baltën e pambarimtë që kundërshtarët e të gjitha llojeve më hedhin, por nuk do mbaj kurrë mbi shpinë bashkë me PS, askënd.

