Connect with us

Politike

Rama: Opozita do marrë rezultatin më të keq që nga 1997

Kryeministri Edi Rama ironizoi opozitën teksa tha se ata s’dinë të bëjnë opozitë por vetëm të vetëshkatërrohen.

Në një bashkëbisedim online me qytetarët, Rama u shpreh se në 11 maj, opozita do të marrë humbjen më të thellë nga 1997.

“Nëse do ta bëja unë opozitën time, do ta bëja 1mijë herë më mirë se këtal. Këta nuk dinë të bëjnë opozitë, por dinë vetëm të vetëshkatërrohen dhe në vetëshkatërrim e sipër të pengojnë sa të munden Shqipërinë dhe t’u nxijnë jetën njerëzve. Prandaj më 11 Maj do të marrin rezultatin më të keq që nga ’97 e këtej”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama ka komentuar mengjesin e sotem sondazhin ne Top Channel te nje nate me pare.

Ne nje bashkebisedim me ndjekesit, Rama u shpreh:

“Mirëmëngjes me 5, mirëmëngjes nga Gjirokastra. Jam këtu sot me skuadrën e Gjirokastrës, për të bërë një sërë takimesh. Dua ta filloj me dikçka që më ka bërë realisht përshtypje, duke qenë se më thanë që kishte dalë sondazhisti i Donald Trump në një nga kanalet televizive. 

Hyra në Youtube për të parë se kishte dalë ky sondazhisti i Donald Trump dhe isha kurioz se ai është interesant dhe i veçantë, në fushatën amerikane ishte kundër rrymës. 

Shumica dërrmuese jepnin Kamala Harris fituese. Në fund i dolën parashikimet. Aty kishte inserte, që kishte pjesëza të emisionit. 

O perëndi e madhe, çfarë më kanë parë sytë e dëgjuar veshët. Ishte një trishtim i madh se çfarë sheh e çfarë dëgjon populli shqiptar në pasqyrat e kënetës mediatike. 

Një nga konkluzionet që kishte nxjerrë sondazhisti, ne jemi më të mirët në Shqipëri, e dimë shumë mirë se çfarë mendon opinioni publik. 

Në një pasqyrë të tij, zotëria thoshte, vendi po shkonte në vendin e duhur, 50 perqind mendojnë kështu. 

O ç’më kanë dëgjuar veshët, disa individë aty. Ulen atje edhe fillojnë bëjnë ndërmjetësimin mes realitetit politik, social, personazheve politike, sociale dhe po, këta. Aty konkluzionet ishin njëri më çmendurak se tjetri, njëri më i pabesueshëm se tjetri. 

Një konkluzion ishte se populli ishte i sëmurë, që mendon se vendi po shkon në drejtimin e duhur. Një konkluzion tjetër ishte që Rama ka blerë gjysmën e popullit. Si ka arritur deri këtu pazari mediatik shqiptar? Çfarë të them”, theksoi ai.

Advertisement