Politike
Rama-opozitës: Jeni si gomaricat e Faik Beut

I ashpër ka qenë Edi Rama në përgjigjen e tij kundër opozitës për sa i përket debatit për Portin e Durrësit.
Rama tregoi në foltoren e Kuvendit, disa pamje të portit aktual të Durrësit, duke theksuar se aty po lulëzon ndryshku dhe po kalben mjetet lundruese. Rama shtoi se porti i Durrësi është si një platformë e zezë si fytyra e atyre që përndjekin Shqipërinë që prej 1912.
“Që të jemi të qartë se për çfarë do të flasim. Ja një port si në mesjetë. Aty ku lulëzojnë sipërfaqet e ndryshkut e ku kalben mjetet lundruese. Ku shtrihen mijëra metra katror ferra dhe ndryshk. Ja ky qytetet turistik. Kush shikon këto pamje e kupton se pse jeni të shqetësuar. Jeni fiks si këto. Një port ku vinçat e kanë kaluar moshën e pensionit. Është një skandal mjedisor. Një gërrhitje teknologjike, prej dekadash. Mu në qendrën e Durrësit. Mbetje kancerogjene është sipërfaqja atje. “ tha Rama.
Kryeministri Edi Rama tha se porti i ri i Durrësit do të transformojë qytetin por edhe ekonominë e Shqipërisë.
Kryeministri u ndal edhe tek negociatat me Alabar, duke theksuar se janë dashur disa vite bisedime për t’i mbushur mendjen që të investojë në Shqipëri.
“Shaj dhe mallko, duke i ngatërruar me punët e tyre të brendshme. Tre vite kemi bërë ec e jake, biseda të panumërta me princin, me Alabarin për t’ja hyrë punës në vendin tonë. Takimet e komitetit të përbashkët. Një punë e një batalioni me njerëz, për portin turistik spektakolar për Mesdheun. Në fund janë pranuar vetëm 5 nga 33 kërkesat fillestare. Se na ballafaqonte me kontrata të tjera. Deri tek marrëveshja për investimin më të madh të huaj në vend. Do të ngrejë peshë vlerën e Durrësi dhe Shqipërisë. Do të ngre peshë përfundimisht edhe ato paragjykime të tuajat”
“Nëse nuk zbatohet, mund të merret gjithçka nga ajo që është ndërtuar. Sipas investitorit është hera e parë që nuk i lejohet të ketë gjë në pronësi. Jemi shumë krenar për këtë marrëveshje. Do të kemi rast dhe kohë, që t’i përballim dokrrat dhe shpifjet për Portin e Durrësit.” tha Rama.

