Connect with us

Politike

Rama paralajmëron pasardhësen e tij në 2030: Kryeministren grua…

Në mbyllje të fjalës së tij, në takimin me gratë e vajzat socialiste, kryeministri Rama tha se do shihemi sërish në 2030 për të mbështetur një kryeministre grua.

Kjo është pritur me fishkëllima e brohoritje dhe Rama u shpreh: Elisa tha jam vetëm unë këtu, por paska dhe një tjetër që fishkëllen atje (mes turmës

Edi Rama: Sot kuvendi drejtohet nga një grua socialiste, e cila zëvendësoi një tjetëtr grua socialiste. Jam i bindur që nuk është aq e largët dita sa mund të dukej deri dje kur Shqipëria do të jetë edhe gruan e parë kryeministre, dhe as nuk e diskutoj fare se do të jetë socialiste. Shikoni se si kemi rritur pjesëmarrjen e grave dhe vajzave në kuvendet vendore në këshillat bashkiakë ku ka qenë PS gjatë gjithë kohës, që ka tërhequr të tjerët dhe kur në mënyrë të vazhdueshme ne e kemi vënë si kusht për të kaluar më tej në miratimet e ligjeve zgjedhore”, u shpreh Rama.

Advertisement