Politike
Rama pas takimit me Osmanin: Diskutuam shqetësimet e përbashkëta
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për takimin me Vjosa Osmanin. Teksa ka ndarë disa foto në Facebook, Rama shkruan se ishte një takim i dobishëm.
“Me Vjosa Osmanin, Presidente e Republikës së Kosovës, një takim i dobishëm dhe bashkëbisedim i hapur për temat e vizitës, Samiti i Berlinit në Tiranë & Samiti i NATO-s, si edhe shqetësimet e përbashkëta”, shkruan Rama.