Connect with us

Politike

Rama për akuzat e Kurtit ndaj Lajçak: Të lënë pa tekst, qasja e Prishtinës po ndihmon Serbinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, beson se qasja e Kosovës në raport me dialogun po ndihmon Beogradin. Ai ka komentuar akuzat qe  kryeministri Kurtit bërë ndaj ndërmjetësuesve të dialogut Kosovë – Serbi, Josep Borrell si zyrtar i lartë i BE-së, dhe Miroslav Lajçakut, si emisar për dialogun. Kryeministri Rama eshte shprehur se nuk dyshon qe Kurti ka dëshirë të madhe të bëjë më të mirën për Kosovën, por tha se vullneti i madh nganjëherë nuk mjafton.

”Janë gjëra që të lënë pa tekst dhe janë gjëra që dëmtojnë edhe më shumë atë që pretendohet se po përpiqen të riparojnë, sepse të ngresh një teori konspiracioni për një bashkëpunim që e zbulove mes Serbisë dhe të dërguarit special të gjithë BE, nuk është diçka e këshillueshme për t’u bërë. Po e përsëris, unë nuk dyshoj në dëshirën e madhe dhe të mirë të Albinit për të bërë më të mirën për Kosovën, por dëshira e madhe dhe vullneti i mirë nuk mjaftojnë asnjëherë. Duhet qartësia strategjike, për të arritur qëllimin, gjë që nuk e shoh”, ka thënë ndër tjerash kryeministri Rama, I cili theksoi se “Është gjëja më e lehtë, që të tërheqësh opinionin publik pas vetes, duke marrë poza, kundërshtie dhe deri armiqësie ndaj atyre që janë të identifikuar si burimi i një të keqe të madhe që i ka ndodhur Kosovës në të shkuarën jo shumë të largët, por pyetja këtu është çfarë sjell kjo? Sjell më shumë vota në Kosovë? Mbase. I sjell ato vota për një kohë të gjatë? Nuk besoj, por e sigurtë është që nuk sjell rezultatin e dëshiruar për Kosovën”

Sipas kryeministrit Rama, qasja e Prishtinës po ndihmon Serbinë, sepse po e viktimizon në sytë e gjithë bashkësisë ndërkombëtare, po i mbyll gojën miqve dhe partnerëve. “Serbia luan një teatër të cilin ia jep mundësinë ta luajë politika dritë shkurtër e Prishtinës” – theksoi Rama

Advertisement