Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka po sqaron para Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste pozicionin e saj pasi u mor në hetim nga SPAK, ku i pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama.
“Institucionet e drejtësisë kanë detyrën të bëjnë luftë pa kompromis kundër korrupsionit mbetet një qëndrim i pandryshuar, ajo që ndryshon është që ne kemi detyrën të kontribuojmë jo thjeshtë në mbështetjen e padiskutueshme institucionale dhe politike ndaj institucioneve të reja të drejtësisë por edhe me opinionet tona në mënyrë që pavarësia e panegociueshme e prokurorëve dhe gjykatësve, të jetë sa më e lidhur me profesionalizmin. Në të kundër ne biem në një situatë që ngjan më shumë me të shkuarën sesa më ardhmen. Diktaturë apo republikë hetuesish Shqipëria ka pasur në të shkuarën. Njëra palë shënjestrën me libër shtëpie punonjësit e gjykatës duke filluar nga kreu i SPAK i cili ka mbështetjen tonë nga e gjithë balta që ka marrë dhe merr familjarisht. Por mungon një palë konstruktive që duhet të jetë edhe garantë e pavarësisë së gjyqësorit por duhet të jetë njëkohësisht edhe garante lirive standarteve demokratike. Për mua është e pakonceptueshme që kryetarja e komisionit të ligjeve pa hyrë fare në meritën e çështjes pa diskutuar fare a ka apo s’ka të drejtë akuza që e përfshin atë roman thuajse 400 faqësh, e merr vesh nga televizori duke dëgjuar gazetarët special, të cilët disponojnë sekrete hetimore të cilët disponojnë ushqim që ju vjen nga stacioni trenit për tu hedhur në pazarin e madh të gjësë së gjallë. As dje as sot as nesër, sa të jem unë në PS, kjo forcë politike nuk do marrë përsipër të japë pafajësi për dike që hetohet nga drejtësia, por ama nuk do të heshtë përballë shkeljeve dhe brutalitetit të kujtodqoftë që ushtrimin e forcës së konsoliduar të pavarësisë. Vetëm një idjot mund të thojë që pas kësaj ne kontrollojmë drejtësinë”-u shpreh ndër të tjera.
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ndodhet sot në Kryesinë e Kuvendit në dëgjesën e Grupit Parlamentar me kërkesë të kryetares së Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka.
Rama: E papranusheme nuk do të hesht nga sot, përballë shkeljeve flagrante të standardeve dhe brutalitetit të kujtdoqoftë që ushtrimin e forcës së konsoliduar të pavarësisë se vetëm idiot apo një maskara mund të thonë që pas kësaj, duart tona janë larg fare drejtësisë, nuk jemi këtu hunj gardhi që vetëm të përcjellim lajme e të japim mbështetje, të mos themi asgjë kur biem në gjurmë me ose pa dashje të episodeve si ky.