Politike
Rama: Përulje për shqiptarët që punojnë jashtë
18 dhjetori është Dita Kombëtare e Diasporës dhe dita ndërkombëtare e Migracionit. Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur këtë ditë duke ndarë disa histori nga shqiptarët që janë kthyer nga emigracioni në Atdhe.
Rama shpreh përulje dhe respekt për shqiptarët që jetojnë e punojnë jashtë, ndërsa mirënjohje për të tjerët që janë kthyer në atdhe për të investuar.
“Në Ditën e Diasporës me përuljen plot respekt për të gjithë shqiptarët që jetojnë e punojnë jashtë, po edhe me mirënjohjen e admirimin për plot të tjerë që janë kthyer në atdhe për të investuar dijet e fituara bashkë me kursimet në emigracion, duke u bërë shembuj frymëzues suksesi moral e financiar për ata që janë ende jashtë, ju uroj një të diel të bukur”, shkroi Rama.
Për Ditën Kombëtare të Diasporës do të mbahet mbledhja vjetore e Këshillit Koordinues të Diasporës, ku do të mbajnë fjalën e tyre Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.