Politike
Rama plas bombën: U tallën me Berishën dhe ai nxori kitaristin e ‘Eagles’ si Veliaj
Zbulohet një tallje që kanë bërë me Sali Berishën, i cili më pas e ka plasur në publik, pa e verifikuar një mufkë sipas të cilit, Erion Veliaj ka shkuar në Iran në 2008.
Edi Rama ka nxjerr në emisionin Opinion një skandal të madh, kur dikush është tallur me Sali Berishën, duke i dhënë foto të kitaristit të grupit legjendar Eagles, për të cilin Sali Berisha, menjëherë ka nxjerrë foton e tij, duke e thënë se Erion Veliaj është i maskuar.
“Akuzohet Erion Veliaj prej javësh, që ka qenë në Iran, aty ka bërë një deal për të marr para për inceneratorët etj., etj.
Kjo aferë me Iranin del nëpër media dhe pasi bëhet kjo askush nuk e merr t’i thotë që kjo është gënjeshtër, t’i po mashtron një opinion të tërë publik”, tha Rama
Mesazhi që u tallën me Berishën
Une qe po ju shkruaj sonte jam nje ish themeluese e organizates MJAFT, ish themeluese e organizates Save the Children ne Tirane dhe Ljubjane si dhe pjese e listes se kandidateve per deputete te partise G99 ne vitin 2009 per Tiranen.
Kam ndjekur me vemendje denoncimet tuaja per Erion Veliajn sa i takon lidhjeve te tij me iranianet. Denoncuesi italian qe ju i referoheni ka kuptuar me intuite dicka qe une e kam jetuar vet dikur dhe jam ne gjendje ta vertetoj plotesisht. Lidhja e Erion Veliajt me kanalet iraniane eshte ish e dashura e tij Farah Klauss me baba gjermano-lindor dhe me nenen iraniane trashegimtare e nje familje te lidhur ngushte me regjimin e Iranit.
Po ju dergoj disa foto te udhetimit te Veliajt ne vitin 2008 ne Teheran se bashku me te dashuren e tij Farah Klauss. Keto foto ne ate kohe ju treguan nje grupi shume te ngushte ne chatin e brendshem te MJAFT -it ne Gmail dhe i ruaj prej asaj kohe.
Erion Veliaj eshte pyetur ne detaje nga ish ambasadori Ëithers per ate udhetim dhe per fotot ku ai cuditerisht shfaqej me paruke gjate qendrimit te tij ne Teheran.
Ish e dashura e tij Farah Klauss jeton ne Gjermani dhe prinderit e saj kane nje biznes me shtetin e iranit fakt ky i vertetueshem dhe nga investigimi i Washington Post qe une po ju a nis bashke me fotot.
I nderuar zoti Berisha, publikimi i ketyre te dhenave do e trondite Erion Veliajn por une jam e vendosur qe e verteta te dale ne drite per kete mashtrues dhe per njeriun me mosmirenjohes qe kam njohur ne jeten time.
Nese mosmirenjohja do kishte nje sinonim, ai sinonim do mbante emrin Erion Veliaj.
Kontakto nga po ju informoj do zhduket pasi une mund ta gjej veten te rrezikuar nese keto materiale publikohen.
Por, çfarë ndodhi në emisionin e Blendi Fevziut?
Prej disa ditësh Sali Berisha po përpiqet të bëjë sa më të besueshëm për publikun një gënjeshtër të trashë të shpikur prej tij, se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka lidhje me Iranin dhe se sipas tij, ai e ka vizituar atë vend në vitin 2008. Për ta ilustruar këtë, Berisha publikoi në ‘Opinion’ edhe një fotografi, ku shfaqej një person me flokë të gjata, për të cilin deklaroi se ishte Erion Veliaj i maskuar me paruke, gjatë vizitës së tij në Iran.
Është e habitshme se si edhe gazetarët e ftuar në studio e pohuan diçka të tillë, pa bërë asnjë verifikim gazetaresk. Ndërkaq, i vetmi që hodhi dyshime mbi atë foto dhe që u tall që në fillim, ishte drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu.
Personi që Sali Berisha nxorri në fotografi dhe deklaroi se ishte Erion Veliaj me paruke, në fakt është kitarristi i grupit të famshëm rock “The Eagles”, Joe Walsh, ndërsa vetë fotografia është shkrepur në vitet 1970. Mjafton një kërkim i thjeshtë në Google dhe mashtrimi i Berishës bie lehtësisht. Joe Walsh sot është 75 vjeç, ka thuajse të njëjtën moshë me Sali Berishën.
Nuk dihet nëse dikush, ndoshta i fshehur pas petkut të ‘qytetarit dixhital’, ka vendosur të tallet keq me Berishën, por nëse e ka bërë, i themi se nuk është mirë të tallesh me një plak 80 vjeçar.
Ndërkohë, pak ditë më parë u zhvillua dhe seanca e parë gjyqit në GJKKO, pasi Veliaj e denoncoi Berishën për shpifje në lidhje me këto deklarata. Pasi vetë Sali Berisha mungoi në këtë seancë, gjyqtari i ccështjes vendosi që policia të ndërhyjë për të sjellë në seancë ish- Kryeministrin. Ky i fundit, ndonëse kishte marrë dijeni për gjyqin, nuk pranoi për t’u ballafaquar me Veliajn për akuzën e shpifjes.