Connect with us

Aktualitet

Rama: Po diskutojmë të sjellim në Shqipëri eventin ‘Globe Soccer Awards’

Kryeministri Edi Rama i rikthehet rubrikës “Sy m’sy” pas zgjedhjeve të 11 majit, këtë herë si fitues i një mandati të katërt historik për PS. Ashtu sikurse herët e tjera, bashkëbisedimi me ndjekësit nisi në orën 08:30.

Kryeministri Edi Rama tha se janë në diskutime me organizatorët për të sjellë në Shqiperi eventin “The Globe Soccer Awards”.

“Ndërkohë jemi në një diskutim së fundmi për të sjellë në Tiranë 95% në Tiranë, sepse jemi duke diskutuar si opsione dhe Durrësin dhe Vlorën, edicionin evropian të çmimit të globit të futbollit, eveniment i jashtëzakonshëm që mbahet në mënyrë të përvitshme sa i përket vetë edicionit global në Dubai dhe për edicionin evropian, organizatorët janë në një diskutim me Madridin dhe me ne. Kemi shumë arsye të besojmë se zgjedhja do të bjerë mbi ne dhe do të jetë fantastike që psh çmimin e futbollistit më të mirë të vitit nga Globe Soccer Yamalit fjala vjen t’ja japim këtu në Tiranë. Po punojmë edhe me Padel International, është një tjetër aktivitet i jashtëzakonshëm që ka mbulim të jashtëzakonshëm mediatik në të gjithë botën dhe po punojmë që të sjellim në Shqipëri një edicion të tij.”, tha Rama.

Advertisement