Connect with us

Politike

Rama premtoi rrogë 900 euro/ Berisha: Mashtrues

Ish-kryeministri Sali Berisha, në prezantimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Memaliajt, akuzoi kryeministrin Edi Rama se në gjithë këto vite nuk ka krijuar asnjë mundësi për qytetarët.

Ndërsa i ndalur tek premtimet e kryeministrit, për rritjen e rrogave, Berisha tha se është njësoj si premtimi për shëndetësinë falas, “një gënjeshtër.”

“Në të gjithë karrierën time politike nuk jam kam qenë ndonjëherë më krenar para jush se sa sot që paraqes kandidatin e kësaj bashkie, zotin Albert Malaj. Alberti është një nga njerëzit më të sprovuar dhe nga më të shquarit. Ai i ka shërbyer flamurit. Alberti është njeri i përgjegjësive të mëdha, miqtë e mi. Ai do të jetë një shërbëtor i përkushtuar i qytetarëve të kësaj bashkie”, tha Berisha.

Gjatë fjalës së tij, Berisha akuzoi qeverinë Rama se në këto 8 vite ka grabitur qytetarët shqiptarë dhe i ka bërë ato më të varfër.

Kandidatin e tyre As dega e PS nuk e voton, as socialistët nuk pyetën për të. Këta janë një sekt i rrezikshëm, të shkëputur tërësisht nga qytetarët. Miliarda euro janë pasuritë publike të vjedhjeve të tyre. Sot në Shqipëri janë 35% më pak qytetarë se 8 vite më parë. Edhe në Ukrainë që janë në luftë nuk janë shifrat e njëjta si në vendin tonë. Këtë vend të bekuar e shpallim një vend që nuk mund të jetohet. Varfëria është arsyeja kryesore, varfëria e shkaktuar nga vjedhjet e papërmbajtshme të kësaj qeverie. U tha shqiptarëve se vitin e ardhëm do të ketë rrogën 900 euro, kjo do të thotë të rrisësh inflacionin, të falimentosh bizneset, bankat e Shqipërinë dhe këtë e thotë një njeri që për karrigen e tij është i aftë t’i thotë shqiptarëve çdo mashtrim. Kujtojmë rastin kur ai tha se shqiptarët do të provonin shëndetësinë falas që jo vetëm që nuk është, por paguajnë më shumë. Tani në një akt të padëgjuar, do të krijojë dy korsi në shëndetësi, atë të pasanikëve dhe të atyre që nuk kanë”, tha Berisha.

Advertisement